• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“LËVIZIN ME ARMË DHE JANË SHOK ME…”/ Letra e plotë ku Nuhu informonte Ardi Veliun për kërcënimin nga fisi Rraja
Home
Breaking News

“LËVIZIN ME ARMË DHE JANË SHOK ME…”/ Letra e plotë ku Nuhu informonte Ardi Veliun për kërcënimin nga fisi Rraja

29 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nënkomisar Emiljano Nuhu përpara se të largohej nga Shqipëria i ka dërguar një letër Drejtorit të Përgjithshëm të policisë së Shtetit, ku i kërkon transferimin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Nuhu shkruan se  është kërcënuar jetë dhe familja e tij ka pësuar shok psikologjik nga kjo ngjarje, pasi ishte bërë publike në median sociale dhe atë të shkruar.

Nuhu vë në dijeni Veliun se më 30 korrik është kërcënuar me jetë për shkak të detyrës nga Redjan dhe Ramazan Rraja, nipër e deputetit Rahman Rraja.

Sipas Nuhut këta persona janë të pushtetshëm dhe nuk goditen nga policia lokale. Në e-mail Nuhu i vë në dispozicion drejtorit të përgjithshëm precedentët penalë si edhe informacionet policore në lidhje me Redjan e Ramazan Rraja si edhe të vëllait të këtij të fundit Xhelal Rraja.

“Dua të theksoj gjithashtu se kam punuar rreth gjashtë vite në sektorin e Agjentëve në mbulim dhe të infiltruar duke kryer shumë operacione me rrezikshmëri të lartë ku janë goditur grupe kriminale në trafikun e drogës, armëve dhe qenieve njerëzore, por nuk jam dekonspiruar asnjëherë dhe nuk janë arritur asnjëherë të më kërcënojnë me jetën time apo të anëtarëve të familjes, siç u arrit kërcënimi që më bën shtetasit e mëposhtëm”, shkruan ndër të tjera nënkomisar Nuhu në e-mailin e dërguar Veliut në 14 gusht 2018.

Letra që Emiljano Nuhu i ka derguar Ardi Veliut
Letra që Emiljano Nuhu i ka derguar Ardi Veliut

LETRA QË NUHU I KA DËRGUAR ARDI VELIUT

Përshëndetje: I nderuar Z. Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Unë nënkomisar Emiljano Nuhu me detyrë specialit për krimet në Stacionin e Policisë në Fushë-Krujë, në Komisariatin e Policisë Kruje, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, nisur nga kërcënimi me jetë që më është bërë për shkak të detyrës nga shtetasit Redjan Rraja dhe Ramazan Rraja në datë 30.07.2018.

Ju lutem Z.Drejtorj do doja mirëkuptimin tuaj duke ju kërkuar transferimin tim pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në çdo lloj strukture shërbyese të Policisë së Shtetit pasi ndihem më i sigurt dhe më pranë familjes për ta mbrojtur.

Duke marrë parasysh faktin që këta persona janë kontingjent dhe me tendenca të theksuara kriminale në vendosjen e lëndëve eksplozive në automjete dhe banese. Të pushtetshëm, impulsiv, lëvizin gjithmonë të armatosur, nuk goditen nga strukturat e Policisë lokale, ndjehem i rrezikuar edhe për faktin që kërcënimi është bërë publik në median sociale dhe atë të shkruar.

Familja ime për shkak të kërcënimin që është bërë ka kaluar në një gjendje shoku psikologjik, dhe për këtë arsye nuk guxojnë të dalin nga shtëpia, vë në dukje faktin që jam babai i një vajze një vjeçare, për të cilën kam përgjegjësinë të kujdesem.

Dua të theksoj se kam punuar gjithmonë me përkushtim dhe me vullnet për të arritur dhe realizuar objektivat në punën e Policisë së Shtetit. Dua të theksoj gjithashtu se kam punuar rreth gjashtë vite në sektorin e Agjentëve në mbulim dhe të infiltruar duke kryer shumë operacione me rrezikshmëri të lartë ku janë goditur grupe kriminale në trafikun e drogës, armëve dhe qenieve njerëzore, por nuk jam dekonspiruar asnjëherë dhe nuk janë arritur asnjëherë të më kërcënojnë me jetën time apo të anëtarëve të familjes, siç u arrit kërcënimi që më bën shtetasit e mëposhtëm.

Shtetasi Ramazan Rraja (djali i vëllait të deputetit) është i dënuar për dy vepra penale “Vrasje e mbetur në tentativë, plagosje e lehtë, mbajtje e armëve luftarake”, dhe i dyshuar për disa vepra penale në zonën e Krujë “vendosje lëndëve eksplozive”, nga informacionet e marra nga burime kofindenciale ky shtetas lëviz gjithmonë me armë në zonën e Krujës.

Shtetasi Xhelal Rraja, është i dënuar për plagosjen e një policie të Komisariatit të Krujës në vitin 1998. Në vitin 2004 është personi i shpallur në kërkim por nuk ka të dhënë për shpalljen në kërkim të tij,. Në vitin 2017, është dënuar për veprat penale “Plagosje e lehtë më dashje, mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Nga informacionet e mara nga burimet konfidenciale, ku shtetas është i dënuar për vendosjen e tritolit në automjetin e inspektorit të Rendit në Komisariatin e Krujës dhe disa ngjarje të tjera të pazbardhura, gjithashtu nga informacionet që janë marrë një rrugë operative rezulton se ky shtetas merret me kultivimin dhe trafikimin e bimëve narkotike, lëviz gjithmonë i armatosur me armë, për shkak se është vëllai i deputetit, vëllai i oficerit që punon në Komisariatin e Krujës, dhe ka lidhje miqësore me disa prej oficerëve që punojnë në Komisariatin e Krujës, është shumë e vështirë ose e pa mundur që ai të ndalohet dhe të kapet nga strukturat e Komisariatit të Policisë në Krujë.

Shtetasi Redjan Rraja është i dënuar për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” pasi më datë 01.05/2016 ditën që është ekzekutuar shtetasi Elton Çiço ky…

(*Shënim: Këtu përfundon letra, pasi është disa faqe e-maili)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË PO NDODH/ Serbët bllokojnë rrugën Mitrovicë – Bernjak
Previous article LAJM I MIRË/ Tekste falas për fëmijët e pakicave kombëtare

F.autor

Postime të ngjashme

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet Aktualitet

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT