• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Letrat me vlerë/ Mbërrin në Kuvend projektligji për shtyrjen e afatit të bonove
Home
Ekonomi

Letrat me vlerë/ Mbërrin në Kuvend projektligji për shtyrjen e afatit të bonove

18 May, 2018 Redaktor2 Ekonomi

Ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj, në bazë të të cilit, parashikohet një amendim i radhës lidhur me afatin e bonove të privatizimit. Sipas këtij drafti, që duhet të kalojë në Kuvend për miratim, në ligjin për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit, të nxjerrë fillimisht në vitin 1995, “afati i përdorimit të bonove dhe lekëve të privatizimit është deri më 31.12.2020”.

Deri tani, afati i këtyre letrave me vlerë është shtyrë disa herë, pasi parashikohej që në fund të vitit 1996 ato të humbisnin fuqinë ligjore. Herën e fundit, qeveria ka shtyrë deri në fund të vitit 2018 vlefshmërinë për bonot e privatizimit. Sipas ligjit në fuqi, këto bono janë të tregtueshme midis individëve vendas dhe të huaj si dhe janë të vlefshme edhe në procesin e privatizimit të objekteve shtetërore. Po kështu, ato mund të përdoren edhe në legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në total janë emetuar 74.9 miliardë lekë bono privatizimi, prej të cilave u janë shpërndarë publikut 51.2 miliardë lekë. Nga këto janë përdorur deri tani në proces privatizimi 10 miliardë lekë, ndërkohë që mbeten të shpërndara dhe të papërdorura 41 miliardë lekë të tjera.

Këto letra me vlerë i kanë shërbyer fare pak arritjes së qëllimit dhe përmbushjes së objektivit fillestar dhe thelbësor, për të cilin u emetuan dhe u shpërndanë ato, që nga viti 1995: rishpërndarjen e pasurisë kombëtare të krijuar gjatë viteve të komunizmit, në publikun shqiptar mbi një moshë të caktuar. Gjatë viteve 1995-96 me anën e metodës së privatizimit masiv, letrat me vlerë u përdorën për të privatizuar disa ndërmarje, ose pjesë të tyre, por këto prona të shtetit ranë në duar të firmave piramidale, të cilat pastaj u shitën sërish.

Arsyetimi

Sipas relacionit shoqërues, meqenëse në procesin e privatizimit të pronës shtetërore vazhdon të mos jenë përfshirë ende një numër i konsiderueshëm objektesh, kryesisht në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural apo dhe të organeve të pushtetit vendor etj., si dhe duke gjykuar se shumë prej këtyre objekteve shtrihen në pronat e ish-pronarëve të njohur apo kthyer me vendime të Agjencisë së Trajtimit të Pronës, po kështu edhe llogaritja e aksioneve për punonjësit në shoqëritë aksionare, ku punonjësit e këtyre shoqërive përfitojnë aksione në këmbim të bonove të privatizimit, e bën të domosdoshme shtyrjen e afatit të përdorimit të bonove të privatizimit (lekë privatizimi). Gjithashtu, përdorimi i bonove të privatizimit dhe i lekëve të privatizimit në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje nëpërmjet ALUIZNI-t, ndërkohë që ky proces është në vazhdimësi dhe vazhdojnë të jenë në proces legalizimi një numër i konsiderueshëm objektesh apo banesash, gjykohet se edhe ky proces e bën të domosdoshëm shtyrjen e afatit të përdorimit të bonove të privatizimit dhe lekëve të privatizimit. Gjatë tri viteve të fundit, në procesin e privatizimit të pronës shtetërore me të drejtën e parablerjes për ish-pronarët e truallit dhe për subjektet me kontratë enfiteoze apo qiraje, rezulton të jenë arkëtuar rreth 705 milionë lekë bono privatizimi.

Përdorimi

Në tri viteve të fundit, në privatizimin e pronës shtetërore me të drejtën e parablerjes për ish-pronarët e truallit dhe për subjektet me kontratë enfiteoze/qiraje, janë përdorur 705 mln lekë bono privatizimi

Legalizimi

Përdorimi i bonove të privatizimit për legalizimin e ndërtimeve pa leje nëpërmjet ALUIZNI-t është në proces dhe vazhdojnë të jenë në proces legalizimi një numër i konsiderueshëm objektesh apo banesash

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gentiana Sula: Dosja e Revoltës së Spaçit dëshmon se Shqipëria pati disidencë të vërtetë
Previous article "VENDOSEN NË SHËNJESTËR"/ Ronaldo spikat këta dy lojtarë në Madrid

Redaktor2

Postime të ngjashme

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030 Ekonomi

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë Ekonomi

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT