• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LETRA/ Rafineria në Ballash, pronarët amerikanë: S’kemi lidhje me ARMO-n, shitëm aksionet
Home
Sociale

LETRA/ Rafineria në Ballash, pronarët amerikanë: S’kemi lidhje me ARMO-n, shitëm aksionet

30 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Dy pronarët e GOMG Holdings Ltd, biznesmenët Harry Sargeant III dhe Abu Naba, të cilët kishin në menaxhim kompaninë naftënxjerrëse ARMO me 1200 punonjës, deklarojnë përmes një letre, se që nga maji i 2017-ës nuk janë pronarë të rafinerisë. Reagimi i tyre vjen pas protestës së naftëtarëve për vonesa në dhënien e pagavedhe akuzave të drejtim të kompanisë amerikane për zhytjen e ARMO-s në një borxh prej 22 milionë dollarësh.

Dy biznesmenët e huaj shprehin keqardhjen për gjendjen ku ndodhet aktualisht rafineria ARMO dhe njëkohësisht distancohen duke thënë se s’kanë qenë asnjëherë pjesë e bordit të kontrollit apo të vendimmarrjes që maji 2017.

“Që nga maji 2017, me bashkëpunimin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dhe Bankers Petroleum, z. Sargeant dhe z. Abu Naba’a e kishin rikthyen rafinerinë në kapacite të plota dhe pothuajse e gjithë nafta bruto e prodhuar në Shqipëri po përpunohej në rafinerinë e Ballshit. Që nga ajo kohë, dhe me nënshkrimin e një marrëveshje detyruese për të shitur interesat e tyre, z. Sargeant dhe z. Abu Naba’a nuk kanë qenë të përfshirë në ndonjë vendim të menaxhimit të IRTC ose bordit.

Kontrolli i përditshëm ka qenë gjithmonë i partnerëve shqiptarë. Z. Sargeant dhe z. Abu Naba’a janë të shqetësuar kur dëgjojnë lajmin për disa vështirësi në Ballsh, por kanë qenë larg ndonjë roli në menaxhim. Megjithatë, z. Sargeant dhe z. Abu Naba’a mbeten optimistë për potencialin e industrisë së hidrokarbureve shqiptare dhe do të vazhdojnë të kërkojnë mundësi për të sjellë përvojën e tyre të konsiderueshme në shërbim të Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e pronarëve.


(Deklarata e pronarëve amerikanë në anglisht)

Tashmë ARMO është në administrim vetëm të pronarëve shqiptarë të cilët kanë në zotërim 100% të aksioneve, ku mësohet se pjesën më të madhe të aksioneve të kompanisë i zotëron pronari i kompleksit “Taiwan”, Besnik Sulaj. Dy pronarët e GOMG Holdings Ltd, biznesmenët Harry Sargeant III dhe Abu Naba, përmes kompanisë offshore Ionian Refining dhe Trading Company blenë 54 prona të ARMO-s për 1 milionë euro.

Deklarata e pronarëve amerikanë: 
“Z. Sargeant dhe z. Abu Naba’a, pronarë të GOMG Holdings Ltd, kanë kënaqësinë të shpallin shitjen përfundimtare të aksioneve, minoritare, në rafinerinë së naftës (IRTC) në Ballsh, Shqipëri partnerëve të tyre vendas, duke finalizuar një procesi i filluar para qershorit të vitit 2017. Sipas pronësisë së mëparshme, rafineria ishte falimentuar dhe z. Sargeant dhe z. Abu Naba’a ishin aktivë për rifillimin e rafinerisë së Ballshit dhe ripunësimit të 1200 punëtorëve të saj.

Që nga maji 2017, me bashkëpunimin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dhe Bankers Petroleum, z. Sargeant dhe z. Abu Naba’a e kishin rikthyen rafinerinë në kapacite të plota dhe pothuajse e gjithë nafta bruto e prodhuar në Shqipëri po përpunohej në rafinerinë e Ballshit. Që nga ajo kohë, dhe me nënshkrimin e një marrëveshje detyruese për të shitur interesat e tyre, z. Sargeant dhe z. Abu Naba’a nuk kanë qenë të përfshirë në ndonjë vendim të menaxhimit të IRTC ose bordit.

Kontrolli i përditshëm ka qenë gjithmonë i partnerëve shqiptarë. Z. Sargeant dhe z. Abu Naba’a janë të shqetësuar kur dëgjojnë lajmin për disa vështirësi në Ballsh, por kanë qenë larg ndonjë roli në menaxhim. Megjithatë, z. Sargeant dhe z. Abu Naba’a mbeten optimistë për potencialin e industrisë së hidrokarbureve shqiptare dhe do të vazhdojnë të kërkojnë mundësi për të sjellë përvojën e tyre të konsiderueshme në shërbim të Shqipërisë”.

Kompania në borxhe të mëdha
Asetet përfshinin një sipërfaqe gjigande trualli prej më shumë se 70 mijë metrash katrorë dhe një numër të madh ndërtesash, me vendndodhje në qytetin e Vlorës. Por 54 asetet e kompanisë ARMO u tjetërsuan nga Banka Credins, e cila më pas ia dha rafinerinë në përdorim kompanisë IRTC kundrejt një qiraje mujore. Një hetim administrativ i Ministrisë së Drejtësisë zbuloi se blerja e aseteve të ARMO-s nga banka është bërë në kundërshtim me ligjin. Ndërkohë që prej dhjetorit 2016, administratori i IRTC në Shqipëri është emëruar Mitat Sulaj, vëllai i pronarit të kompleksit “Taiwan” në Tiranë, Besnik Sulaj. Ky i fundit ishte i pranishëm edhe në negociatat e zhvilluara mes ministrisë së Energjisë dhe përfaqësisë së naftëtarëve për shlyerjen e pagave të dy muajve të fundit dhe rinisjen e punës në rafineri.

Vetëm ditën e djeshme naftëtarët morën pagën e muajit nëntor. Ata protestuan në Tiranë duke paralajmëruar edhe përshkallëzim të tyre në rast mospërmbushje të kërkesave për shlyerjen e pagave dhe pagesën e siguracioneve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rashica mund t’i bashkohet Hannoverit, problem çmimi i madh që kërkon Vitesse
Previous article Buffon 39 vjeç, do habiteni nga vlera e tij në treg

Redaktor2

Postime të ngjashme

"KUMBARI I KOKAINËS" DYSHOHET SE PASTROI 30 MLN EURO NË SHQIPËRI/ Komunikimet me vëllanë: Do sjell dhe 20 mln euro, futi në... Aktualitet

"KUMBARI I KOKAINËS" DYSHOHET SE PASTROI 30 MLN EURO NË SHQIPËRI/ Komunikimet me vëllanë: Do sjell dhe 20 mln euro, futi në...

PASURITË E GRUPIT "DIZDARI" NËN SEKUESTRO/ Bllokohen prona, toka, vila, hotele e llogari bankare me vlerë 150 mln € Aktualitet

PASURITË E GRUPIT "DIZDARI" NËN SEKUESTRO/ Bllokohen prona, toka, vila, hotele e llogari bankare me vlerë 150 mln €

U DHUNUA SËBASHKU ME BASHKËSHORTEN/ Skënder Nika: U prezantuan si RENEA. Kishin automatikë dhe shkopinj Aktualitet

U DHUNUA SËBASHKU ME BASHKËSHORTEN/ Skënder Nika: U prezantuan si RENEA. Kishin automatikë dhe shkopinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT