• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LETRA/ Kreu i opozitës greke i ankohet BE-së për Ramën: Ndaleni këtë qeveri të korruptuar
Home
Breaking News

LETRA/ Kreu i opozitës greke i ankohet BE-së për Ramën: Ndaleni këtë qeveri të korruptuar

1 November, 2017 Redaktor2 Breaking News

Kyriakos Micotaqis, kreu i opozitës greke si dhe kryetar i Demokracisë së Re, i shqetësuar rreth situatës së fundit, që sipas tij, ka përjetuar minoriteti grek në Shqipëri, i ka dërguar një letër Komisionerit për zgjerimin e Bashkimit Europian, Johannes Hahn.

Mediat helene kanë publikuar letrën ku Micotaqis shpreh jo vetëm shqetësim ndaj qeverisë shqiptare mbi ndërhyrjes në Himarë, por nënvizon se Shqipëria ka mangësi të mëdha me standardet e kërkuara për t’u bërë anëtare e BE-së.

Letra e Kyriakos Micotaqis dërguar Johannes Hahn:

Z.Komisioner!

Me këtë letër dua të shpreh shqetësimin tim serioz për situatën e pakicës etnike greke në Shqipëri.

Siç edhe e dini, të gjithë vendet anëtare të BE-së, duke përfshirë Greqinë, ranë dakord për t’i akorduar statusin e vendit kandidat për në BE Shqipërisë, në mënyrë për të siguruar një nxitje më të fortë të këtij vendi për të ndjekur reformat e rëndësishme demokratike dhe të tjera, në përputhje me standardet e kërkuara evropiane.

Megjithatë, pritshmëritë në këtë drejtim nuk janë përmbushur. Vazhdon të ketë mangësi serioze në shumë fusha, përfshirë sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, në veçanti në lidhje me të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri.

Gjatë vitit të kaluar, ne kemi dëshmuar rreth përpjekjeve të shumta të autoriteteve shqiptare për të shkelur mbi pronën dhe të drejtat e tjera të pakicës etnike greke. Këto përpjekje kulmuan me ngjarjet e djeshme në Himarë, ku autoritetet lokale, të shoqëruara nga një prani e madhe e në mënyrë disproporcionale e policisë, tentuan prishjen e ndërtesave që u përkasin banorëve të minoritetit grek.

Qëndrimi i autoriteteve shqiptare në këtë drejtim është mbështetur nga fakti se “zonat minoritare”, janë vendosur në mënyrë arbitrare nga ligji, duke përjashtuar pakicën etnike greke në Himarë dhe rajone të tjera, pavarësisht nga fakti se ajo përbën një përqindje të konsiderueshme të popullsisë në këto zona.

Ky është një burim i mëtejshëm shqetësimi se ky qëndrim kundër-produktiv shoqërohet shpesh me retorika nacionaliste nga ana e qeverisë shqiptare, e cila ndikon në marrëdhëniet tona, dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Më lejoni të shpreh me shpresë se këto shqetësime serioze do të merren parasysh gjatë vlerësimit të udhëtimit të Shqipërisë drejt pranimit në BE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Napoli-Manchester City, ja formacionet zyrtare
Previous article Keni lodhje të vazhdueshme? Ja arsyeja

Redaktor2

Postime të ngjashme

I DYSHUAR NË PËRFSHIRJEN E VRASJES DHE ZHDUKJES SË KLEVIS LLAESHIT/ Sajmir Kolaveri mohon akuzat, Gjykata e Posaçme jep VENDIMIN... Aktualitet

I DYSHUAR NË PËRFSHIRJEN E VRASJES DHE ZHDUKJES SË KLEVIS LLAESHIT/ Sajmir Kolaveri mohon akuzat, Gjykata e Posaçme jep VENDIMIN...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT