• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Letra e Profetit Muhamed a.s që vlen deri në ditën e Kijametit: Ja çfarë thotë për të krishterët
Home
Mister

Letra e Profetit Muhamed a.s që vlen deri në ditën e Kijametit: Ja çfarë thotë për të krishterët

16 December, 2017 Redaktor2 Mister

Sipas traditës së murgjëve krishterë të manastirit ‘Shën Katerina’ në Sinaj, profeti Muhamed a.s  shpesh e vizitonte manastirin dhe zhvillonte biseda me klerikët krishterë.

Ky dokument është shkruar më vitin 626, ndërsa përbëhet nga disa dispozita rreth termeve të lidhura rreth jetës së krishterëve nën udhëheqjen islame dhe mban vulën e njohur të pejgamerit.

Sulltan Selimi i parë letrën origjinale e dërgoi në Stamboll më vitin 1517, ku edhe sot ruhet në muzeun ‘Topkapi’, kurse me kërkesë të murgjëve është bërë edhe kopja e saj dhe është vendosur në manastir. Përmbajtja e letrës është me sa vijon:

“Kjo është nga profeti Muhamed, Ibën Abdullah si testament për ata që janë të krishterë qoftë në afërsi ose largësi.

Ne fuqishëm qëndrojmë pranë tyre. Me të vërtetë unë, shërbëtorët, ndihmësit dhe pasuesit e mi, do t’i mbrojmë, sepse krishterët janë qytetarët e mi dhe pasha Allahun do t’i kundërvihem çdo gjëje që ua prishë rehatinë.

Kundrejt tyre nuk guxon të ushtrohet dhunë. Gjykatësit e tyre nuk guxon të përjashtohen prej pune.

As murgjit s’guxon të dëbohen prej manastireve të tyre. Askush nuk guxon t’i rrënojë shtëpitë e fesë së tyre (kishat), e as t’i dëmtojë ato, ose të marrë (grabis diçka) prej tyre e të dërgojë në shtëpi të myslimanit.

Po qe se dikush merr ndonjë gjë prej tyre, atëherë ai konsiderohet se ka shkelur testamentin e Zotit dhe ka treguar padëgjueshmëri ndaj Pejgamberit të tij.

Vërtet ata janë aleatët e mi dhe kanë mbrojtjen time kundër asaj që urrejnë. Askush nuk guxon që t’ua imponojë udhëtimin ose shkuarjen në luftë.

Myslimanët duhet të luftojnë për ta. Nëse myslimani dëshiron ta marrë për grua një të krishtere, martesa nuk guxon të ndodhë pa pëlqimin e krishteres, e as krishterja s’guxon të pengohet nga burri mysliman që të mos e vizitojë kishën për t’u lutur.

Kishat e tyre duhet patjetër të respektohen, rindërtimet e tyre s’guxon të pengohen, e as të ndalohen gjërat e shenjta të shkrimeve të tyre.

Askush prej muslimanëve nuk guxon të tregojë padëgjueshmëri ndaj këtij testament gjer në Ditën e Kijametit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARJAN ÇURI: Një shoqëri civile që prodhon pushtet, asgjëson vetveten
Previous article Alarmi i NATO-s/ Ajo që fsheh Putini, mund ta shkatërrojë Europën brenda pak minutash

Redaktor2

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT