• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Letra e nënës së Gazmir Dedjas për Kryeprokurorin: Tre djem mu vranë nga dora e vëllezërve Doda
Home
Breaking News

Letra e nënës së Gazmir Dedjas për Kryeprokurorin: Tre djem mu vranë nga dora e vëllezërve Doda

10 November, 2017 xhesi.editor Aktualitet, Breaking News

Në vitin 2016 kur kishte nisur rigjykimi i çështjes së Gentian Dodës në Gjykatën e Matit, nëna e Gazmir Dedjas, Xhevria Dedja, 76 vjeçe i ka dërguar një letër Prokurorit të Përgjithshëm, Ministrit të Drejtësisë, prokurorisë së Matit dhe gjykatës së këtij rrethi ku kërkon drejtësi për djalin e vrarë. Ajo akuzon familjen Doda, konkretisht Admir dhe Gentjan Doda për vrasjen edhe të dy djemve të tjerë dhe bashkëshortit.

“Unë Xhevrije Dedja banuese në Mat jam bashkëshortja e të ndjerit Fehmi Dedja dhe nëna e tre djemve të ndjerë Gëzim, Halit dhe Gazmir Dedja, të gjithë këta tashmë të vrarë për hakmarrje, xhelozi dhe inate nga dora dhe urdhrat e kësaj bande kriminale të përbërë nga vëllezërit Admir dhe Gentjan Doda si dhe bashkëpunëtorët e të rekrutuar prej tyre”, shkruante e moshuara duke kërkuar drejtësi për djemtë e saj të vrarë, duke shtuar se ishte në dijeni se në Gjykatën e Matit por rigjykohej çështja ndaj Gentian Dodës.
Ajo shkruante në letër se vëllezërit Doda akuzohen edhe për krime të kryera në Britani ku dhe i vëllai i tij po vuan dënimin për krime të ndryshme që kanë kryer në këtë shtet.

“Duket qartë se vëllezërit Doda e vazhduan aktivitetin e tyre kriminal edhe jashtë Shqipërisë duke treguar kështu rrezikshmërinë e tyre kriminale jo vetëm për ne por për të gjithë shoqërinë dhe shtetin”, shkruan në letrën drejtuar krerëve të drejtësisë Xhevrie Dedja.

Ajo më tej thotë se Gentian Doda po akuzohet për vrasjen e djalit të saj Gazmir Dedja dhe një qytetari tjetër të quajtur Asllan Gjoka.

“Unë personalisht kam dhënë shpjegime dhe kam provuar me fakte për këtë vrasje në Prokurorinë e Rrethit dhe Komisariatin e Policisë Mat. Tani nuk ka më alibi për krimin që ka kryer ky vrasës sepse ka kërkuar gjykim të shkurtuar”, shkruan e moshuara.

Ajo e mbyllte letrën e saj me kërkesën për drejtësi si nënë e vuajtur që shpreson dhe beson tek institucionet e drejtësisë. “Dua vetëm drejtësi për familjarët e mi!”, shkruante e moshuara. Por pas rigjykimit të çështjes, Gentian Doda u dënua me 8 vite burg dhe doli 2 muaj më parë nga qelia.

Në lidhje me vrasjen e Gazmir Dedjas prokuroria ka marrë në pyetje familjarët e viktimës si vëllain e tij Halit Dedja (i vrarë në vitin 2010 në Tiranë), babain Fehmi Dedja (i vrarë pas ngjarjes) dhe nënën e viktimës Xhevrie Dedja.

Sipas prokurorisë, nga hetimi i çështjes ka rezultuar se nga viti 1997 e në vazhdim shkak i konfliktit me pasoja të rënda ka qenë përplasja e vazhdueshme ndërmjet dy familjeve.

Nga hasmëritë mes dy fiseve në Mat numërohen të vrarë të paktën 16 persona që prej vitit 1997 e në vazhdim

Procesi gjyqësor ndaj Gentian Dodës, i akuzuar për dy vrasje në vitin 1997 ka qenë një nga gjyqet më të monitoruara nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë.
Ai është ekstraduar nga SHBA në vitin 2012 dhe për katër vite i ka kaluar të tria shkallët e gjyqësorit.

(m.k/BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Provokon ish-banorja e Big Brother, shikoni sa seksi duket
Previous article Dita e Armëpushimit, 'Big Ben' thyen heshtjen

xhesi.editor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT