Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hapur garën për anëtarët jo gjyqtarë për Gjykatën e Lartë. Në mbledhjen e sotme do miratohet akt-rregullorja për përcaktimin e pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve jo-gjyqtarë, që garojnë për Gjykatën e Lartë. KLGj-ja për herë të parë hapi seancën për mediat që nga krijimi dhe kjo pas sulmeve që Presidenti Meta bëri ndaj këtij institucioni, raporton gazetari Arsen Rusta.
“Do të përcaktojmë rregullat për anëtaret jo gjyqtarë të cilët do t’ia propozojmë Presidentit për gjyqtarë të Lartë. Nga kjo 1/5 nga juristët me përvojë me 15 vite eksperiencë që nuk kanë pasur funksione politike 10 vitet e fundit” tha kryetarja Naureda Llagami.
Gjykata e Lartë do të ketë 19 anëtarë, ndërsa anëtarët jo-gjyqtarë do të përbëjnë vetëm 1/5 të trupës. Aktualisht, Gjykata e Lartë ka mbetur me vetëm dy anëtarë Xhezair Zaganjorin që ende nuk ka vendosur Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe Ardian Dvoranin, që kaloi vettingun.
Presidenti i Republikës Ilir Meta para dy ditësh i dërgoi një letër Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi veprimtarinë e deritanishme për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë duke e kritikuar për tejkalim të afateve, por sulmoi edhe Euraliusin, mision i BE-së në Shqipëri që ndihmon në zbatimin e reformës në drejtësi për rekomandimet per të tejkaluar fazën emergjente.
Rendi i ditës
1. Miratimi i projekt-akteve të vlerësimit,në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorët subjekt rivlerёsimi, pёr dy prokuror.
2. Miratimi i detyrave dhe pёrgjegjёsive pёr pozicionet;
Ø Keshilltar / Drejtoria- Njesia e Mbёshtetjes sё Komisioneve
Ø Keshilltar/Drejtoria-Njësia e Shërbimeve të Përgjithshme ligjore
3. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje)
Ø Diskutime lidhur me draft rregulloren “Pёr procedurёne verifikimit tё kushteve dhe kritereve ligjore pёr rekrutimin dhe emёrimin e kandidatёve pёr prokuror.’
Ø Diskutime lidhur me procedurat e rekrutimit pёr nёpunёsit e administratёs sё Këshillit tё Lartë tё Prokurorisё
Ø Projekt-vendim me anё tё cilit kёrkohet informacion shtesёnga institucionet shtetёrore, nё kuadёr tё vlerёsimit pёr kandidatin pёr Prokuror tё Pёrgjithshёm Z.Lulёzim Alushaj.
Ø Diskutime pёr interpretimin e rregullores “Mbikriteretdheprocedurënpërngritjennë detyrë të prokurorëvepranë Prokurorisë së Posaçmekundërkorrupsionitdhekrimittëorganizuar” pёrsa i pёrket publikimit tё regjistrimeve tё seancave tё intervistave me kandidatёt pёr prokuror në Prokurorinë ePosaçme


