• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LETRA e Merkel për Bundestagun: NEGOCIATA me kushte për Shqipërinë
Home
Shqipëri

LETRA e Merkel për Bundestagun: NEGOCIATA me kushte për Shqipërinë

20 June, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Ditët në vazhdim janë vendimtare për Shqipërinë nga ku do të mësohet se cili do të jetë qëndrimi zyrtar dhe vota e Gjermanisë, Holandës dhe Francës në Këshillin e BE-së për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Një burim diplomatik i tha Report TV se qeveria gjermane i ka dërguar paraditen e të mërkurës një letër për të marrë mendimin e Bundestagut për votën gjermane në Këshillin e BE që mblidhet me 28 dhe 29 Qershor.

“Qeveria gjermane në këtë letër është pro çeljes së negociatave me Shqipërinë por ka vendosur disa kushte”, deklaroi burimi diplomatik.

Në Bundestagun gjerman ekziston një rrymë e fortë deputetësh që nuk e duan zgjerimin e BE.

Ndërkohë edhe qeveria holandeze ka kërkuar mendimin e parlamentit.

Paraditen e të enjtes 21 Qershor, komisioni parlamentar holandez që merret me çështjet e zgjerimit të BE do të japë rekomandimin se cila duhet të jetë vota holandeze.

Edhe në rast se Gjermania dhe Holanda mund ta zbusin qëndrimin e tyre ndaj Shqipërisë, vendimi i Francës deri këto momente mbetet i palëkundur.

Presidenti Macron disa herë javët e fundit ka bërë deklarata kundër zgjerimit të BE duke paralajmëruar në një farë mënyrë votën franceze në Këshillin Europian.

Gjithsesi njohës të çështjeve të integrimit thonë se jemi përpara një situate kur këtë vendim të rëndësishëm Këshillin Europian do ta marrë në orët e fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHOKON I RIU: Sa herë që mbyll sytë shoh njerëz duke vdekur...
Previous article Përkujdesin dhe dashurinë ndaj qenit, Eranda Libohova e ka transmetuar edhe tek nëna e saj

F.autor

Postime të ngjashme

“FLAMINGOT MË KANË BËRË TË MENDOJ THELLË”/  Rama nuk heq dorë nga Paketa e Maleve: Do të jetë histori suksesi Politikë

“FLAMINGOT MË KANË BËRË TË MENDOJ THELLË”/ Rama nuk heq dorë nga Paketa e Maleve: Do të jetë histori suksesi

PËRPLASJA PËR AVOKATIN E POPULLIT/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush Breaking News

PËRPLASJA PËR AVOKATIN E POPULLIT/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

TENSIONE NË KUVEND/ Opozita nuk lëshon foltoren dhe shkëmben replika me Peleshin. Ndërpritet seanca Politikë

TENSIONE NË KUVEND/ Opozita nuk lëshon foltoren dhe shkëmben replika me Peleshin. Ndërpritet seanca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT