• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LETRA/ Ankohet Presidenti i Meksikës: SHBA po financon opozitën
Home
Nderkombetare

LETRA/ Ankohet Presidenti i Meksikës: SHBA po financon opozitën

4 May, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, është ankuar sërish në Shtetet e Bashkuara pasi siç tha ai, SHBA-ja po financon organizata që kundërshtojnë administratën e tij. Këtë herë ankesën ai e ka bërë përmes një letre drejtuar presidentit amerikan, Joe Biden.

Letra është dërguar me 2 maj dhe në të njejtën ditë, presidenti i Meksikës është takuar me një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë. Ai e bëri një ankesë të ngjashme përmes një note diplomatike dy vjet më parë, pak para një takimi virtual me nënpresidenten amerikane, Kamala Harris.

Në letër, Lopez Obrador thekson se Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar për disa kohë ka financuar “organizata që kundërshtojnë hapur qeverinë ligjore dhe legjitime”, një akt që ai e përshkroi si “ndërhyrës”. “Jam i sigurt se ju nuk dini për këtë çështje dhe për këtë arsye kërkoj me respekt ndërhyrjen tuaj”, thuhet në letrën, të cilën López Obrador e lexoi në konferencën e tij të mëngjesit të së mërkurës.

Synimet e USAID-it për Meksikën fokusohen në reduktimin e “mosndëshkimit, krimit dhe dhunës duke kufizuar hapësirën operacionale për krimin e organizuar”, raporton agjencia e lajmeve Associated Press. Organizatat që Lopez Obrador i ka identifikuar si opozitë mes tjerash përfshijnë një organizatë ndërkombëtare për lirinë e shprehjes, e cila ka qenë kritike për numrin e gazetarëve të vrarë në Meksikë.

Lopez Obrador u takua të martën me këshilltaren e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Liz Sherwood-Randall, për të diskutuar mbi koordinimin përpara përfundimit të kufizimeve të SHBA-së për azilin në kufirin e tyre të përbashkët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAKRA NË BEOGRAD/ 14-vjeçari kreu qitje në poligon me të atin, publikohet skica e tij e përgatitur për vrasjen
Previous article PAK DITË PARA FINALES/ Donaldi motivon Luizin: Qetësohu se do ta fitosh

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT