• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LETËR PROTESTUESVE SHQIPTARË/ Ata që udhëheqin protestat tuaja, nuk i duhen Shqipërisë!
Home
Politikë

LETËR PROTESTUESVE SHQIPTARË/ Ata që udhëheqin protestat tuaja, nuk i duhen Shqipërisë!

23 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Të nderuar protestues opozitarë,

Po ju drejtohem juve si një një nga ish studentët e Lëvizjes së Dhjetorit të vitit 1990. Nderkohe qe jam nje emigrant shqiptar si dhe shtetas i nje vendi tjeter perendimor  dhe megjithese larg nga atdheu prape me mendje dhe zemer ndjehem prane vendit tim Shqiperise ashtu si edhe shume emigrante te tjere shqiptare kudo ne bote.  

I bashkohem shqetesimit tuaj per standartet demokratike te jetes ne vendin tone te cilat tashme pothuajse po bejne plot 30 vjet dhe akoma nuk i kemi vendosur. Ndjej kenaqesine e madhe kur shikoj se sa energji  te pashtershme populli yne ka per te ndryshuar Shqiperine pergjithmone, nga nje vend i kalbur ekonomikisht me nje diktature te cmendur staliniste, ne nje vend te vertet demokratik ku te ekzistoje ligji dhe liria e fjales. 

Dikur, perjetova me shume emocione naten e pare te Levizjes se Dhjetorit si dhe  te gjitha protestat e mepasshme te saj, por edhe procesin e ndertimit te demokracise se brishte qe po vendosej pas saj derisa u largova perfundimisht ne maj te 1997. 

Dua te ndaj me ju dicka qe ne fakt nuk e kam bere publike me pare ne kete menyre qe po e bej tani. E kuptoj se shume prej jush mund te me gjykojne per humbje modestie, por une ndjehem ne te njejtat emocione kur u ndjeva edhe dikur, pikerisht me 8 dhjetor 1990. Eshte ndjesia qe une e respektova dhe qe me beri te ndjehem teper i gezuar qe kjo “cmenduri” e imja per ate kohe u perqafua nga shume te tjere, biles edhe ne ditet e sotshme. 

Une jam ish-studenti qe mendova, formulova dhe thirra per here te pare “E duam Shqiperine si gjthe Evropa”.  Ishte dicka aspak e thjeshte per ato ore te veshtira kur protesta jone studentore sapo kishte nisur dhe kur nuk i dihej aspak fundi per kedo qe merrte pjese ne ate proteste.  U detyrova te ndaj kete moment me ju pasi nuk po ndjej me aspak qetesine me veten time kur degjoj se si  kjo shprehje, e dale nen terrorin qe shperndate diktatura me e eger e Evropes, te kthehet sot ne parrulle per te ndertuar ne fakt nje mur per nje qellim te kundert. Ate te mbajtjes se Shqiperise larg Evropes. Ndjehem tmerresisht i fyer e teper i lenduar kur shikoj se si kjo  enderr e vjeter e popullit shqiptar te merret neper kembe ne kete fare feje nga nje grup njerez qe kane ne fakt te gjithe Evropen (Ameriken po se po!) kunder. 

Të nderuar vëllezër dhe motra simpatizantë të partive opozitare!

Pak me lart u shpreha se sa i gezuar ndjehem kur shikoj energji te pashtershme qe populli yne ka per te bere ndryshimin e duhur. E kuptoj zhgenjimin e shume prej jush per mosmarrjen pjese ne zgjedhjet e qershorit dhe i bashkohem shqetesimit tuaj. Megjithate, une shikoj anen positive te saj. Mendoj se gjithe energjia e juaj, duke konsideruar te gjitha vlerat demokratike qe ajo mbart, duhet te drejtohet ne fakt ne nje drejtim tjeter. Duhet qe perfundimisht te hedhe poshte, pa as me te vogln medyshje, gjithe SHPUREN DREJTUESE te nje levizje qe eshte quajtur “opozitare” qe ne fakt eshte opozitare per ligjet qe Evropa dhe Amerika jane duke vendosur sebashku ne Shqiperi. Vendin tone qe e duam si Evropa, nje grup njerezish, qe kane edhe mundesine te ndihmojne qe kjo te behet realitet, ne fakt  punojne qe kjo te mos ndodhe. ¸

Ky grup qokash, qe vetquhet grupi udheheqes opozitar , ka aplikuar me sukses te plote metoda antidemokratike ne partite e tyre per vetzgjedhjen e tyre apo te mekanizmave qe i mbajne ata ne pushtet. Napolon Bonaparti ka thene “ Nje udheheses, qe te jete i tille, duhet te jete gjithashtu nje udheheqes per shpresen”. Ky grup qokash nuk sjell shprese per Shqiperine!! Ky grup qokash groposi shpresen tone qe Shqiperia te jete si Evropa per 30 vjet me radhe. Kjo bande qe fshihet pas flamurit dhe perkrenares se Skenderbeut ka mbjellur harbuterine dhe antiligjin ne cdo qoshe te  pallatit te drejtesise shqiptare.

Ata jane te deshperuar per hapat e shpejte te reformes se drejtesise  e manaxhuar plotesisht nga nderkombetaret.  Kjo reforme jo vetem qe do te mundesoje ballafaqimin e tyre me ligjin, per mekatet qe kane bere, por do te krijoje infrastrukturen e duhur bashkekohore ligjore dhe demokratike ku njerezit me te mire te drejtojne partite (te gjitha partite, EDHE TUAJEN!) nepermejt votes se lire dhe ku aftesia e gjithesecilit te vleresohet jo nepermjet forces se muskujve por asaj te arsyes. Eshte kjo reforme qe ne fakt do te garantoje flakjen e tyre pa kthim nga partite e sotshme qe kane 30 vjet qe i kane mbyllur neper “thase”  dhe qe perdoren thjesht per xhepat e tyre. Ky eshte edhe ankthi i tyre.

Dita e 30 qershorit eshte dita vendimtare qe do te shkepuse perfundimisht Shqiperine nga  kalvari i gjate e i mundimshem i nje tranzicioni qe ne fakt ka humbur edhe kuptimin e kesaj fjale pasi dhjetera vite kane ikur dhe sot po na duken si planet e dikurshme 5-vjecare te diktatures.  Te gjithe sebashku e kemi ne dore te bejme ndryshimin e madh duke shkuar ne zgjedhjet e mirepritura dhe te mbikqyrura nga gjithe bashkesia nderkombetare dhe ku gjithsecili te mund te mbeshtese alternativen e vet me te mire per qeverisjen lokale. 

Ndrekohe, i vetedijshem se kjo do te ndodhe menjehere pas 30 qershorit  pasi nuk ka zgjidhje tjeter per nje popull evropian qe ka paguar cmimin e lirise me shume se cdo komb tjeter prane nesh, nje riorganizim i  nje opozite te vertet  do te beje te mundur qe Shqiperia jone te behet si Evropa pa humbur kohe por jo vetem kaq. Do te jape mundesira te barabarta per te gjitha partite politike qe PERFAQESOJNE  popullin te marin drejtimin e vendit nepermjet proceseve zgjedhore plotesisht demokratike. 

Me respekt,

Adrian Kokthi

Ish-student i Lëvizjes së Dhjetorit

Ish-Inxhinjer i Nxjerrjes së Naftës dhe të Gazit

Arsimtar në Shkollat e Mesme

Toronto, Kanada

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DJALË APO VAJZË? Granit Xhaka zbulon gjininë e fëmijës në mënyrën më të bukur (FOTO)
Previous article PEZA/ Një ndër destinacionet për të kaluar një fundjavë ndryshe

F.autor

Postime të ngjashme

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT