• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LETËR NGA QELIA 6/ Ervin Salianji: Ndjesë për Sami Repishtin dhe një porosi për demokratët
Home
Aktualitet
Kronikë

LETËR NGA QELIA 6/ Ervin Salianji: Ndjesë për Sami Repishtin dhe një porosi për demokratët

1 December, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Nga Ervin Salianji

Sami Repishti iku nga kjo botë, pa i kërkuar falje. Ne si shoqëri, si vend, patëm gati 3 dekada e gjysmë në dispozicion, po nuk ishim në gjendje të artikulonim një mea-culpa. Edhe pse zoti i dha atij një shpërblim, i dha 99 vite jetë, duke na vënë si të thuash në provë, ndërgjegjen, kulturën, maturinë tonë, ne prapë dështuam. Po në radhë të parë, qeverisja e sotme, pasardhësja biologjike, ideologjike dhe mentale e xhelatëve të tij. Sami Repishti qe një disident mirëfilli. Vuajti burgje e internime në komunizëm, pasi dalloi shpejt se çfarë regjimi po instalohej pas luftës dhe nuk u pajtua, së bashku me intelektualë e përfaqësues të klerit. U arratis, dhe ja doli të realizohej nga ana akademike.

Po asnjë moment nuk reshti së përpjekuri për Shqipërinë dhe Kosovën. Shqiptari i parë që dëshmoi në kongresin amerikan. Aktivist i palodhur, erudit, një fisnik i rrallë. Janë shumë të përndjekur që prej moshës po largohen, dhe ne ende si shoqëri nuk e kemi shlyer detyrimin ndaj tyre. U bënë dy muaj në qelinë numër 6 në burgun e Fierit, për shkak të një denoncimi publik. Një burgim politik, 35 vite pasi e lamë pas diktaturën që këtë lloj ndëshkimi e kishte rutinë.

E kam më të qartë tani, për ta kuptuar se ç’kanë vuajtur Sami Repishti e mijëra të tjerë që patën të njëjtin fat, e madje edhe më të kobshëm, për të vetmin faj, për shkak të mendimit, të ndërgjegjes, të fjalës. E burgosura e madhe del shoqëria, ne si vend që ende nuk kemi pjekurinë dhe ndriçimin, për të thënë; më fal. Vura re reagimet qeveritare pas vrasjes së 14-vjeçarit te shkolla “Fan Noli”.

Qëndrimi agresive, armiqësore, fajësim dhe akuzim i të gjithëve. Pa kursyer as viktimën. As të plagosurin, as familjarët e tyre. Një stad politik primitiv. Luftë dhe shkatërrim i atij që ngre zërin, që nuk pajtohet, që kërkon transparencë, apo që guxon të hedhë hije dyshimi ndaj autoritetit. Nuk e ndjen Ministri i Brendshëm, as ajo e Arsimit, të kërkojnë një ndjesë. Por nxjerrin armët dhe godasin e damkosin këdo që i konteston. Sepse ata janë engjëj, të mbrujtur në virtyte, të pagabueshëm, janë të rënë nga qielli. Pra askush të mos guxojë t’i kontestojë.

Ky model, nën shembullin e shefit të madh, është i neveritshëm. Është një nga gjërat që ka zgjatur shumë më tepër sa mund ta durojë ky vend. E zhveshur nga ky sens minimal reflektimi, politika ka mbetur më e prapambetura në shoqëri. Asnjë rrotacion nuk do të ishte i mjaftueshëm, nëse kjo kulturë në vetvete nuk ndryshon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIM NË FAMILJEN SHQIPTARE NË SELANIK/ 46-vjeçari vret me thikë gruan dhe plagos djalin që doli për ta mbrojtur
Previous article ZBARDHET VRASJA E SHQIPTARIT NË 2017 NË ITALI/ Arrestohet një 37-vjeçar. Hetuesit: E ekzekutuan për të mos folur

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT