• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LETËR FALENDERIMI PËR POMPEON/ Ruçi: Shqipëria do ta përmbushë misionin për ta shndërruar luftën kundër Anti-Semitizmit…
Home
Politikë

LETËR FALENDERIMI PËR POMPEON/ Ruçi: Shqipëria do ta përmbushë misionin për ta shndërruar luftën kundër Anti-Semitizmit…

30 October, 2020 s.autor Politikë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i dërguar një letër falenderimi Sekretarit të Shtetit, Michael R. Pompeo, për pjesëmarrjen dhe mesazhet nëForumin Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet  me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, më 28 tetor 2020.

“Dëshiroj t’Ju shpreh mirënjohjen time, të Kuvendit të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar, për pjesëmarrjen dhe videomesazhin Tuaj në Forumin Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet  me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, më 28 tetor 2020.

Ne, shqiptarët, jemi krenarë që për rreth dymijë vjet të historisë sonë kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyera me hebrenjtë dhe i kemi mbrojtur ata në momente tëvështira të historisë së tyre. Nesot çmojmë lart bashkëpunimin meShtetet e Bashkuara të Amerikës, hebrenjtë dhe Shtetin e Izraelit, në qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta kundër Anti-Semitizmit.

Siç theksuat edhe Ju në fjalën Tuaj, ne jemi sot bashkë “Sepse fatkeqësisht anti-Semitizmi është ende i pranishëm. Ne kemi përgjegjësinë, si dhe ata para nesh, ta mundim atë dhe mund ta bëjmë. Së pari, duhet ta përcaktojmë këtë kërcënim dhe ta kuptojmë qartë atë.”

Forumi i parë Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit si edhe Rezoluta “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për Anti-Semitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”, miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në prag të Forumit, më 22 tetor 2020, janë një lartësim prej Kuvendit të Shqipërisë, i ndjenjave e qëndrimeve të njohura botërisht të popullit shqiptar për mbrojtjen e hebrenjve si edhe një kontribut në shndërrimin e Shqipërisë në një lider rajonal të frontit të bashkuar të luftës kundër Anti-Semitizmit, racizmit, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Lufta kundër Anti-Semitizmit nuk mbron vetëm një komb, por është pjesë e projektit të njerëzimit për një botë me mirëqenie, siguri, paqe e drejtësi.

Dëshiroj t’Ju siguroj se Shqipëria do ta shpier deri në fund misionin e saj për ta shndërruar luftën kundër Anti-Semitizmit në çështje të të gjithë rajonit. Duke e merituar për të qenë në krye të këtij fronti, ne afirmojmë identitetin e vlerat tona europiane, qytetëruese e perëndimore”,  shkruan Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në letrën e falenderimit, dërguarSekretarit të Shtetit Pompeo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IRONIA E SEKRETARIT TË PS/ Peza: Lulo, me këto ritme deri me 25 prill, mos fito më shumë se 99.99%
Previous article HOMAZHET PËR AVNI MULËN/ Artistët shqiptarë: Do të mbetet ikona e muzikës së vërtetë shqiptar

s.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT