• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LETËR BE-së/ Opozita e Kosovës: Grupi negociator nuk e përfaqëson shumicën
Home
Rajon

LETËR BE-së/ Opozita e Kosovës: Grupi negociator nuk e përfaqëson shumicën

25 December, 2018 F.autor Rajon

Partitë opozitare e kundërshtojnë ekipin negociator të Kosovës, të miratuar pa votën e opozitës.

Nesër mbahet seancë e jashtëzakonshme për të diskutuar një dokument të qeverisë që parasheh kornizat e dialogut me Serbinë.

Qeveria e Kosovës procedoi për në parlament projektligjin që përcakton përgjegjësitë e delegacionit të Kosovës për në procesin e dialogut me Serbinë, me synim arritjen e një marrëveshje finale ligjërisht  të obligueshme Kosovë-Serbi. Miratimi i një rezolute në parlament dhe i ekipit të unitetit 10 ditë më parë,  u përshëndet nga Bashkimi Evropian dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtarë.

Por brenda spektrit politik kosovar, opozita asesi nuk po pajtohet që delegacioni shtetëror (që ka dy bashkëkryesues, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti) ta udhëheqë Kosovën në bisedime me Serbinë. Për këtë shkak, dy partitë më të mëdha opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)  dhe Lëvizja Vetëvendosja, i dërguan një letër shefes së diplomacisë evropiane Federica Mogherini, që është lehtësuese e dialogut, nga e cila kërkuan që BE-ja mos t’a njohë në këtë përbërje ekipin shtetëror të Kosovës. Këto dy parti, thonë se “ekipi negociator i Prishtinës nuk e ka mbështetjen e shumicës së opozitës në Kosovës”.

LDK dhe LVV kundër

“Lidhur me letrën tuaj të datës 17 dhjetor 2018, dërguar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, jemi befasuar shumë kur lexuam fjalinë në vijim: “Me vendosjen e ekipit të unitetit me një mbështetje të gjerë nga partitë në qeveri dhe në opozitë”. Ju lutemi të keni parasysh se ne, opozita kryesore që përfaqëson shumicën e elektoratit të vendit, siç shpjegohet më lartë, nuk kemi votuar për këtë ekip të unitetit të cilit i referoheni. Për pasojë, nuk ka mbështetje të gjërë për këtë ekip, siç shkruani ju në letrën tuaj”, thuhet në letrën e opozitës të nënshkruar nga shefat e grupeve parlamentare të LDK-së dhe VV-së, Avdullah Hoti dhe Glauk Konjufca. Opozita në këtë letër, thotë se megjithatë këto parti (LDK dhe VV) janë për dialog, sepse vetëm në këtë mënyrë zgjidhen problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Jemi shumë të interesuar për një dialog mes dy vendeve tona që largohet prej paqartësisë dhe shkon drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve tona, duke nënkuptuar njohjen reciproke” thuhet në letër.

I shqetësuar me këtë letër të opozitës kosovare drejtuar shefes së diplomacisë evropiane, është shprehur kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Ai nuk e kupton pse opozita nuk bëhet pjesë e ekipit negociator për faktin që, siç thotë, “aty janë lënë vendet e rezervuara edhe për ta”. Ndërsa, letrën që opozita e ka dërguar kundër grupit të unitetit te Federica Mogherini, ai e cilëson si një “devijim nga përpjekja për unitet që është në dëm të Kosovës”. Opozita ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për ditën e martë datë (26.12) për të kundërshtuar “ekipin negociator” dhe platformat e tij të paraqitura për bisedime me Serbinë.

Veseli i habitur me hapat e opozitës

“Në këtë fazë, ne nuk duhet të merremi me njëri-tjetrin, me ligjërime partiake, me pretendime për të dalë moralisht triumfues. Prandaj, konsideroj se edhe një seancë tjetër për dialogun, sepse kjo s’është e para, e ftuar nga opozita, është në funksion të komplikimit të mëtejmë të thirrjes për unitet. Në vend se të diskutojmë bashkërisht për Kosovën, ne po ftohemi që të diskutojmë për njëri-tjetrin. Kjo është papërgjegjësi e LDK-së dhe Vetëvendosjes në raport me shtetin e Kosovës. Kjo logjikë i bën dëm momentit në të cilin gjendemi”, thotë Kadri Veseli.

Thirrje partive politike kosovare për unitet dhe që të flasin me një zë, u ka bërë serish edhe ambasada e SHBA-së.

Ambasada amerikane apelon

“Jemi të inkurajuar të shohim angazhim më të gjerë politik lidhur me dialogun me Serbinë dhe shpresojmë se edhe partitë tjera opozitare do të vendosin të marrin pjesë”. Siç thotë presidenti Trump në letrën e tij, “Kosova duhet të shfrytëzojë këtë moment unik dhe të flasë me një zë të unifikuar”, citojnë mediet lokale në Prishtinë, një deklaratë të ambasadës së SHBA-së, ku thuhet më tej se “tash nuk është koha për të qëndruar anash e as për të krijuar pengesa ndaj zgjidhjes gjithëpërfshirëse”.

Reagimi i Vuçiqit

Nga ana tjetër, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke folur për letrën që e ka dërguar presidenti i SHBA-së, Donald Trump, te Vuciç dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, thotë se “Donald Tramp, vetëm ka shfaqur dëshirën që problemi ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të zgjidhet”. Sipas Vuçiq, “Presidenti amerikan, për herë të parë ka përmendur se po shikohet drejt një zgjidhje kompromisi”, ndërsa, thotë se “e vetmja pjesë në letër për të cilën mendoj se nuk është e vërtetë, është pjesa ku thuhet se Prishtina dhe Beogradi janë afër një marrëveshje. Ato nuk janë afër marrëveshjes”, citon medimi publik serb Aleksandar Vuçiqin.

Sidoqoftë, në Prishtinë po bëhen përpjekje që të unifikohet spektri politik kosovar, pozitë dhe opozitë, ku do të përfshihet edhe shoqëria civile, në një grup të vetëm negociator, që të diskutojë me Serbinë në fazën finale të dialogut me synimin e arritjes së një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, ashtu siç e kërkon edhe Bashkimi Evropian. Mirëpo, taksa 100 përqind e vendosur nga qeveria e Kosovës për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë, ka bërë që Serbia ta ndërpresë dialogun me Prishtinën, derisa kjo e fundit ta heqë taksën. E qeveria në Prishtinë nuk e ka ndërmend që ta heqë taksën, deri sa, siç thotë, “Serbia ta ndalë agresionin politik dhe diplomatik ndaj shtetit të Kosovës”.(DW)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAZAKONTË/ 13-vjeçarja shqiptare sjell në jetë fëmijën e saj të parë. Foshnja...
Previous article LIVERPOOL SFIDON "DJAJTË E KUQ"/ Gati kontrata rekord për kompaninë amerikane...

F.autor

Postime të ngjashme

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT