• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“LËRE, NA LA PA FJALË”! Gjergj Leka i prekur nga vdekja e Pagarushës: I humbëm të dy ikonat!
Home
Kulturë

“LËRE, NA LA PA FJALË”! Gjergj Leka i prekur nga vdekja e Pagarushës: I humbëm të dy ikonat!

7 February, 2020 Delo.autor Kulturë

Kompozitori Gjergj Leka është prekur thellë nga ndarja nga jeta e “bilbilit” të muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha. Në një lidhje telefonike për “News24”, Leka e krahasoi Pagarushën me Vaçe Zelën, duke thënë se i ka krijuar të njëjtën ndjesi, si kur u nda nga jeta Vaçja.

Sipas tij, ky lajm e ka lënë pa fjalë, pasi Nexhmije Pagarusha na mësoi motivin e muzikës shqiptare dhe si të këndojmë shqip, gjë e cila, sipas tij, i mungon sot muzikës shqiptare.

“Lëre, na la pa fjalë. Janë ato lajme që nuk e di, nuk kam fjalë. Të njëjtën ndjesi kemi pasur të gjithë artistët, kur u nda nga jeta Vaçe Zela e madhja, këto ishin dy ikonat që na kishin mbetur. Është humbje shumë e madje, edhe pse e dinim me kohë, që vuante nga një sëmundje jo e mirë. Lajm i papritur. U takova me të, takuam shumë momente. Ajo që të bënte përshtypje, ishte siç thotë që njerëzit e mëdhenj janë të thjesht. Edhe kur i kërkoje një këshillë, sa ëmbël këshillonte. Nuk do ta harroj kurrë.

Nexhmije Pagarusha është artisja më shqiptare e artistëve. Në të gjithë këngët që na la, mbizotëron motivi shqiptar. Problemet sot që kemi me muzikën sot është pikërisht ky, mospasja e motivit shqiptar. Pagarusha na mësoi të gjithëve si duhet bërë muzikë dhe si duhet kënduar shqip.

Ishin dhe do mbeten ikonat e këngës shqiptare Pagarusha dhe Zela. Rrinin gjithë kohës bashkë, i shikoje gjithmonë me atë buzëqeshje dhe me një respekt të habitshëm për njëra-tjetrën. Ishin në radhë të parë njerëz me një zemër të madhe. Do mundohem që nesër në programin “Na ishte një herë muzika” të bëj një portret për Nexhmije Pagarushën”, tha Gjergj Leka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PUSHTOI SANREMO"/ Alketa Vejsiu do të mbetet prezantuesja e paharrueshme e festivalit prestigjoz
Previous article "ONDE XL"/ "Sanremo" na dha idenë si t'i rregullojmë flokët për 2020

Delo.autor

Postime të ngjashme

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT