Analisti Kastriot Myftaraj është përplasur me deputetin Kujtim Gjuzi mbrëmjen e djeshme.
Debati më pas avancoi, teksa Gjuzi e quajti diktator Myftarajn.
Pjese nga biseda
Myftaraj: Ne s’kemi bërë kurrë revolucion për votën. Këtu s’ka revolucion
Gjuzi: Ore ç’janë këto thirrje? Kujt i kërkon luftë civile këtu ti mor? E kërkon ti se ka audiencë televizioni të shohin…
Myftaraj: Mos provoko s’po kërkoj luftë civile. Thashë që lufta civile është ajo që fut frikë në të gjithë Europën që të mos vidhen votat. Shumë revolucione janë bërë për votën.
Gjuzi: Si s’kemi bërë. Ke pasur të vdekur. Kush të lë ty të derdhësh gjak në Europë.
Myftaraj: Ka ndodhur në francë
Gjuzi: S’jemi në Francë ne këtu.
Myftaraj: Rri urtë se ti nuk kupton gjë
Gjuzi: Kujt i thua ti rri urtë? Kujt i jep urdhra ti me kë flet?
Myftaraj: Po ti s’kupton gjë. Shko ore dorëzo mandatin se u bëre gaz i botës.
Gjuzi: Ca thua ti ore, kush je ti ? Ti je diktator në studio.
Myftaraj: A do pushosh
Gjuzi: Jo fare
Myftaraj: E hëngre përsheshin
Gjuzi: Persheshin haje ti aty ku bëhet laknori
Myftaraj: Rama fliste shumë për përsheshin, por pjesën më të madhe ta dha ty
Në këtë moment ndërhyn Zheji dhe thotë:Të lutem jo me këto fjalë, është i vetmi person që i ka thënë naltmadhëni atij, mos e luj me fjalë…


