Mbreti Charles III ka zhvilluar një takim privat me djalin e tij, Princin Harry, në një ribashkim familjar ku ishin të pranishëm edhe Mbretëresha Camilla, Meghan Markle dhe dy fëmijët e çiftit, Archie dhe Lilibet.
Sipas raportimeve të mediave britanike, ky është takimi i parë i monarkut me familjen e plotë të Dukës dhe Dukeshës së Sussex, si dhe me nipërit e tij, që nga viti 2022
Sipas të njëjtave burime, bëhet fjalë për një takim tërësisht privat familjar, ndaj nuk do të publikohen fotografi apo detaje zyrtare nga Pallati Mbretëror.


