• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“LËNDIME TRUPORE EDHE MË HERËT”/ Zbardhet raporti mjekësor i të moshuarës që u dhunua nga infermierja në Pejë
Home
Breaking News

“LËNDIME TRUPORE EDHE MË HERËT”/ Zbardhet raporti mjekësor i të moshuarës që u dhunua nga infermierja në Pejë

4 November, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mediet në Kosovë kanë zbardhur ekzaminimin mjekësor të të moshuarës që u dhunua nga infermierja Aurora Pelaj në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.

Në raportin mjekësor thuhet se nga ekzaminimi ka rezultuar se e moshuara ka pasur lëndime trupore edhe më herët. Gjithashtu sipas mjekëve e moshuara nuk është në gjendje të flasë për atë çka i ndodhi, kështu që u vendos që dëshmia e saj të merret në një situatë tjetër më vonë.

Lexo edhe: Vajza e tij dhunoi të moshuarën, Flet babai i Aurona Pelajt: Gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë

Infermierja Aurona Pelaj e cila dhunoi të moshuarën Minire Nura në qendrën e pleqve në Pejë, do të qëndrojë një muaj në paraburgim.

Gjykata themelore ka marrë të njëjtën masë edhe për dy koleget e saj, të përfshira në sulm, Altina Rexhepi dhe Remzije Kuqi të cilat filmuan episodin dhe nuk ndërhynë.

Të tre të pandehurat do të qëndrojnë në paraburgimin e burgut të Lipjanit. Dje, e enjte, 3 nëntor institucionet e drejtësisë në Kosovë caktuan, një mjek psikiatër për të ekzaminuar gjendjen e së moshuarës pas dhunës së ushtruar mbi të.

Referuar zyrtarëve ky vendim është ndërmarrë për të përcaktuar nëse ajo është në gjendje të dëshmojë për ngjarjen. Ndërkohë, autoritetet vendase po vazhdojnë hetimet për të verifikuar nëse ka patur edhe raste të tjera të dhunës në shtëpinë e pleqve, “Orenda” në Pejë. Vetëm një ditë pas publikimit të videos së rëndë të këtij akti, aktorja Kaltrina Zeneli e cila ishte e para që shpërndau videon në rrjetet sociale ka marre kërcënime për jetën.

Familjarët e të moshuarës e tërhoqën atë nga Shtëpia e Pleqve menjëherë pas publikimit e videos, duke paralajmëruar se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore. Për këtë rast të rëndë pati reagime të ashpra nga drejtues te shtetit e politikës, shoqëria civile dhe qytetarë në Kosovë dhe në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRANËSIRA DHE RESHJE DHIU/ Parashikimi i motit për sot
Previous article KOKAINA E "BANA KING"/ Gazetarja: Këtë herë ishte mes bananeve, kompania implikohet rëndë

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT