A ju kishte shkuar ndonjëherë në mend të përdorni nxirës artificialë për të marrë ngjyrën trupore aq shumë të dëshiruar? Epo na duhet t’ju tregojmë historinë e dy vajzave, që në përpjeke për të marrë ngjyrë çokollate me ndihmën e nxirësve artificialë, përfunduan me lëkurë “alienësh”.
Laura dhe Rosie vizituan një sallon që ofronte solar dhe nxirje artificiale, për të marrë një trajtim që do t’i mundësonte një lëkurë më të errët. Kështu që tërë qejf iu nënshtruan trajtimit dhe seancës së solarit.
Rezultati!
Në këtë foto dallohen dy shoqet pas trajtimit, me tonalitete të lëkurës në ngjyrë jeshile dhe kafe të errët. Si ju duken?
Pas incidentit pronarja e sallonit i tregoi se në rastin e tyre ata kishin testuar një krem të ri nxirës, që mesa duket nuk kishte bërë efektin që vajzat prisnin.
Falë zotit, ngjyra në fjalë ndenji vetëm për dy javë dhe lëkura e vajzave u kthye në normalitet pa ndonjë përpjekje të madhe.




