• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LËKUNDJET E FORTA/ Sizmologu: Tërmeti është pasuar nga 63 pasgoditje të cilat do vazhdojnë edhe në ditët në vijim
Home
Sociale

LËKUNDJET E FORTA/ Sizmologu: Tërmeti është pasuar nga 63 pasgoditje të cilat do vazhdojnë edhe në ditët në vijim

16 January, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Në një intervistë për Klan News me gazetarin Maksi Rama, ka qenë sizmologu Edmon Dushi i cili ka treguar se tërmeti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 23:37 me magintudë 4.7 Rihter ose 5.5 ballë, ka qenë i paraprirë nga një sërë para goditjesh që kanë filluar që në datën 12 dhe kanë vazhduar deri ditën e djeshme. Sipas sizmologut është pasuar me një magnitudë tjetër të moderuar 3.9 që është pasgoditja kryesore, pastaj ka vazhduar deri më tani me rreth 63 pasgoditje të tjera. Edmond Dushi shprehet se ka tendencë që pasgoditjet mund të vazhdojnë dhe në ditët në vijim.

Edmond Dushi: Ky tërmet është paraprirë nga një sërë para goditjesh që kanë filluar që në datën 12 dhe kanë vazhduar deri ditën e djeshme, paradite ku kemi pasur një frenim ose ngadalësim të procesit, dhe më pas u pasua me këtë goditje. Menjëherë pas goditjes kryesore, që tashmë ne e quajmë goditje kryesore sepse nuk ka një goditje më të fortë mbi këtë magnitidë. Është pasuar me një magnitudë tjetër të moderuar 3.9 që është pasgoditja kryesore pastaj ka vazhduar deri më tani rreth 63 pasgoditje janë regjistruar. Natyrisht mund të ketë më shumë, por kaq është kapaciteti i monitorimit që mbulon rrjeti aktual.

Maksi Rama: A pritet që në vazhdim të ketë sërish pasgoditje, ndoshta më të lehta se ato që janë vënë re gjatë natës sipas jush?

Edmond Dushi: Tendenca kjo është, natyrisht numri pasgoditjeve është funksion i magnitudës, pra energjisë së akumuluar, goditja kryesore shpreh qartazi që është tërmet i moderuar, nuk është një tërmet i cili është problematik, por që natyrisht varet dhe nga kushtet tektonike apo lokale. Kjo pastaj favorizon zgjatjen në kohë të procesit, pra që mund të ndodhë në një kohë më të gjatë. Tendenca është që do zgjasë, mund të zgjasë disa ditë në mënyrë sporadike.

Dushi ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë njerëzit në rast se përballen me një tërmet dhe tregon se si duhet të veprojnë.

Edmond Dushi: Mesazhi nuk është që të mos dalin se është e natyrshme, por duhet të bëjnë kujdes në mënyrë të tillë që të evitojnë lëvizjet në mënyrë kaotike ose të eliminojnë elementet e riskut në një godinë apo në një strukturë, sidomos strukturat e larta, pallatet të cilat kanë ashensor, shkallë pa bordura. Këto janë elementë që mund të përbëjnë rrezik sepse nuk është goditja që ndodhi, ajo që ndodhi është disa sekonda dhe nëse i shpëton asaj mund të dalësh lehtësisht, problemi është nëse ka pasgoditje të forta të cilat mund të shkaktojnë probleme. Pra nëse struktura reziston ndaj një tërmeti, atëherë janë pasgoditjet që mund të shkaktojnë probleme të shtuara në këtë aspekt. Duhet të vetorganizohen dhe të ruajnë qetësinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOKAINË DHE SENDE TË FORTA ME VETE/ Arrestohen katër persona në Tiranë
Previous article BABA I 59 FËMIJËVE/ I riu me "profesionin e veçantë": Kam patur kërkesa nga Shqipëria, dua të kem fëmijë me shqiptare

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë

OPERACION NË BURGUN E DRENOVËS/ Kontrolle në orët e para të mëngjesit, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut Aktualitet

OPERACION NË BURGUN E DRENOVËS/ Kontrolle në orët e para të mëngjesit, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut

ISHTE KTHYER NË TMERRIN E ANGLISË ME VJEDHJE SPEKTAKOLARE/ Çfarë e tradhtoi shqiptarin Gledis Uka. Dënohet me 10 vite burg Aktualitet

ISHTE KTHYER NË TMERRIN E ANGLISË ME VJEDHJE SPEKTAKOLARE/ Çfarë e tradhtoi shqiptarin Gledis Uka. Dënohet me 10 vite burg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT