Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar pasditen e sotme në qarkun e Elbasanit, ku raportohet se magnituda ka qenë 3 e shkallës Richter.
Epiqendra ka qenë rreth 4 kilometër larg nga Librazhdi, ndërsa thellësia e lëkundjeve ishte 10 kilometër.
Prej disa javësh vendi ynë është përballur me lëkundje të lehta tërmeti, që fatmirësisht kanë qenë pa pasoja në njerëz dhe pa dëme materiale.


