• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LËKUNDET ALIBIA/ Meta votoi pro emërimit të kolonel Demirajt ministër të Brendshëm
Home
Politikë

LËKUNDET ALIBIA/ Meta votoi pro emërimit të kolonel Demirajt ministër të Brendshëm

16 November, 2018 Isa.Autor Politikë

Statusi i ushtarakut aktiv është arsyeja kryesore dhe e vetmja e pretenduar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, për mosdekretimin e Sandër Lleshajt për ministër të Brendshëm. Sipas kreut të shtetit, “një ushtarak i shërbimit aktiv nuk mund të kandidojë e as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra”. Ndërkaq, vetë Sandër Lleshaj, përmes një letre drejtuar Presidentit, pretendon se e ka humbur statusin e ushtarakut aktiv që prej shtatorit të 2013, kohë nga e cila ka filluar të ushtrojë detyrën e këshilltarit për sigurinë pranë kabinetit të kryeministrit. Por ndërsa ka bllokuar Lleshajn, Presidenti Ilir Meta, në datën 22 maji të 2017, asokohe deputet dhe kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, ka votuar në Parlament pro emërimit të kolonel Dritan Demirajt në krye të Ministrisë së Brendshme.

Proçesverbali i votimit

Demiraj ishte shkarkuar nga detyra nga ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ndërsa Lleshaj është shkarkuar nga detyra nga ish-presidenti Bujar Nishani si zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të FA, duke firmosur njëkohësisht edhe daljen e tij në lirim. Si Demiraj, ashtu edhe Lleshaj, rrëzuan vendimet e shkarkimit përmes gjykatës. Ligji është shumë i qartë kur një person e humbet statusin e ushtarakut aktiv. Megjithatë, diskutimi nëse një ushtarak e humb apo jo statusin ‘aktiv’ pasi shkarkohet dhe kur ka fituar betejën në gjykatë po ushtron një funksion tjetër që nuk pajtohet me detyrën e ushtarakut, vijon, ndoshta deri kur të japë një përgjigje përfundimtare gjykata.

Por, vota e Metës pro emërimit të kolonel Dritan Demirajt si ministër të Brendshëm duket se e lëkund justifikimin e tij për të mos dekretuar Sandër Lleshajn. Nga procesverbali i votimit, rezultojnë se kanë votuar pro emërimit të Dritan Demirajt ministër të Brendshëm edhe deputetët e tjerë të LSI, përfshirë Luan Ramën dhe Petrit Vasilin, të cilët sot mbështesin mosdekretimin e Sandër Lleshajt. Natyrisht pro emërimit të Demirajt ministër kanë votuar edhe deputetët e PD, të cilën nuk janë përfshirë në debatin aktual. Gjithashtu, para se të votohej nga Parlamenti, ish-presidenti Bujar Nishani, dekretoi Dritan Demirajn, pavarësisht nëse e kishte apo jo në atë kohë statusin e ushtarakut aktiv. Në këtë mënyrë, ish-Presidenti Nishani vendosi standardin e lejimit të dekretimit ministër edhe të ushtarakut.

Ushtaraku aktiv 
Ligji nr. 9210, datë 23.3.2004 për statusin e ushtarakut, i ndryshuar në 2009, parashikon tre kategori të ushtarakut aktiv. Në të tre rastet, shtetasi e ka këtë status vetëm kur shërben në Forcat e Armatosura. Kategoria e parë është ushtaraku i shërbimit aktiv të përhershëm. Në këtë rast shtetasi shërben në Forcat e Armatosura si ushtarak (oficer, nënoficer, ushtar me pagesë/profesionist) dhe fiton statusin e karrierës, të përcaktuar në ligjin për gradat. Kategoria e dytë është ushtaraku i shërbimit aktiv të përkohshëm, ku shtetasi pranon të shërbejë në Forcat e Armatosura si ushtarak (oficer, nënoficer dhe ushtar me pagesë/profesionist), për një periudhë kohe të caktuar. Kategoria e tretë është ushtaraku i shërbimit aktiv të detyrueshëm, ku shtetasi që kryen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, sipas ligjit. Sandër Lleshaj nuk përfshihet në asnjërën nga kategoritë për shkak se nuk shërben në Forcat e Armatosura që në vitin 2013.

Statusi i ushtarakut aktiv, ligji nr. 9210, datë 23.3.2004 

1.    “Ushtarak i shërbimit aktiv të përhershëm” është shtetasi që shërben në Forcat e Armatosura si ushtarak (oficer, nënoficer, ushtar me pagesë/profesionist) dhe fiton statusin e karrierës, të përcaktuar në ligjin “Për gradat dhe karrierën ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

2.    “Ushtarak i shërbimit aktiv të përkohshëm” është shtetasi që pranon të shërbejë në Forcat e Armatosura si ushtarak (oficer, nënoficer dhe ushtar me pagesë/profesionist), për një periudhë kohe të caktuar.

3.    “Ushtarak i shërbimit aktiv të detyrueshëm” është shtetasi që kryen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, sipas ligjit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME GJOKS JASHTË E DUKE TUNDUR TË PASMET/ Kështu e feston motra e Encës rritjen e... (FOTO)
Previous article HETIMET/ Vrasja e Khashoggi nuk u urdhërua nga princi i kurorës

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON TË DHËNAT E TURIZMIT/ Blendi Gonxhja: Rritje në gjashtë muajt e parë, por me ritëm më të ulët në qershor Politikë

PUBLIKON TË DHËNAT E TURIZMIT/ Blendi Gonxhja: Rritje në gjashtë muajt e parë, por me ritëm më të ulët në qershor

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira Politikë

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën Politikë

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT