• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Leka për xhaxhi policin”/ Efektivi në Tiranë merr ryshfet: Q… robt! Sa erdha… (VIDEO)
Home
Breaking News

“Leka për xhaxhi policin”/ Efektivi në Tiranë merr ryshfet: Q… robt! Sa erdha… (VIDEO)

15 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ditën e sotme në emisionin “Stop” u transmetua një video, ku u shfaq një polic duke falur shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor në këmbim të parave.

Në zonën e Zogut të Zi, një qytetar hyri me makinë në një parakalim të gabuar, duke shkelur madje edhe sinjalistikën për ndalimin e këmbësorëve, por pasi i dha para policit rrugor, ai vendosi të mos e çojë para komisionit.

Polici Rrugor – Për atë manovrën aty dhe atë lloj shpejtësie, që ishe aty ti do marrësh masa, sepse aty thotë një vend ndalim këmbësorësh.

 

 

Qytetari – Q… robt! Dita e parë që vij në Shqipëri dhe veni gjobë, or burrë!

Polici Rrugor – Po ti e pe vetë sesi po ecje.

Qytetari – Mirë veje gjobën, ça ke për të vënë, hajde!

Polici Rrugor – Në rregull!

Qytetari – Veje gjobën, o vëlla, s’ka problem! Sa është gjoba?

Polici Rrugor – Gjobën e vendos komisioni, sa lekë do e marrësh.

Qytetari – Si komision?

Polici Rrugor – Patjetër!

 

 

Qytetari – Komision për këtë? Seriozisht e ke?

Polici Rrugor – Po hë! Si t’u duk ty? Si po ecje?

Qytetari – Po parakalim bëra, parakalim i gabuar, por jo komision, o burrë! Ve një masë gjobe, po jo komision se s’ka kuptim! Ç’është kjo punë?!

Polici Rrugor – Po ça të të shkruaj? I bie mos të ta shkruaj, më mirë të fal!

Qytetari – Po mirë, më fal! Po të jap një kafe dhe hajt shëndet! Prit aty sa të shkoj të thyej lekët se s’kam lekë shqiptare!

Polici Rrugor – Hape krahun aty, më andej!

Qytetari – Leka për xhaxhi policin!

Hë shefi? Ja, se ta jap prapë!

Polici Rrugor – Na merri këto dhe mos ec në atë lloj mënyre që ecën! Dakord?

Qytetari – Na shihi! Shihi, shihi se s’i ke parë mirë! (qytetari i jep lekët policit).

 

Polici Rrugor – A je dakord kështu?

Qytetari – O po erdha më në Shqipëri unë…

Polici Rrugor – Po erdhe më në Shqipëri?! Pse?

Qytetari – Po ça thu, or burrë! Këtu është katastrofë!

Polici Rrugor – Po të ecësh tamam, nuk është katastrofë.

Qytetari – Po leje, o burrë, se aty hyn në rreth si kafshë, mirë që s’të shtypin, të ecësh tamam…

Polici Rrugor – Po të ecësh avash, po të ecësh me rregulla… Edhe në Gjermani të ecësh tamam nuk të bezdis policia, gjithandej njësoj është.

Qytetari – Hajde mirupafshim!

Polici Rrugor – Mirupafshim!

Pra, polici rrugor pavarësisht faktit që i mori para drejtuesit të automjetit për të mos e nxjerrë para komisionit, e këshilloi madje të respektojë rregullat e qarkullimit rrugor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Horoskopi ditor, e mërkurë 16 Maj/ Për të lindurit e kësaj shenje do të hapet një fazë ku do të zgjohen...
Previous article MOTI/ E mërkurë 16 Maj 2018: Nesër sërish SHI. Ja zonat me më shumë reshje... (HARTA)

F.autor

Postime të ngjashme

PAS ZJARRIT NË MALIN E SHËNGJINIT/ Shpërthejnë edhe tre vatra të tjera në Lezhë Aktualitet

PAS ZJARRIT NË MALIN E SHËNGJINIT/ Shpërthejnë edhe tre vatra të tjera në Lezhë

LËVIZTE ME ARMË DHE RADIO NË MAKINË/ Arrestohet i riu në Vlorë (VIDEO) Aktualitet

LËVIZTE ME ARMË DHE RADIO NË MAKINË/ Arrestohet i riu në Vlorë (VIDEO)

EMRI/ Droga në Rinas, identifikohet njëri prej të arrestuarve, si tentoi t’u shmangej kontrolleve Aktualitet

EMRI/ Droga në Rinas, identifikohet njëri prej të arrestuarve, si tentoi t’u shmangej kontrolleve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT