• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LEJUAN NDËRTIMET NË LUGINËN E PATOKUT/ Shkojnë për gjykim ish-kreu i IMT Kurbin dhe 7 të tjerë
Home
Aktualitet
Kronikë

LEJUAN NDËRTIMET NË LUGINËN E PATOKUT/ Shkojnë për gjykim ish-kreu i IMT Kurbin dhe 7 të tjerë

2 December, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Lezhës mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen penale për ndërtimet pa leje në zonen e Patokut në Kurbin.

Në lidhje me këtë çështje organi i akuzes ka marrë të pandehur 8 përsona mes të cileve dhe ish-drejtorin e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Flori Gjini dhe ish-kryeinspektorin vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kurbin Jetmir Mxhika.

Ndaj tyre dhe 5 zyrtarë të tjerë konkretisht Xhevalin Fufi, Ndoc Pjetri, Shan Preçi, Rivelino Ismajlaj dhe Artuar Përdoda është ngritur akuza e “Shpërdorimit të Detyres” e kryer në bashkapunim, pasi kanë lejuar ndërtime pa leje në zonen e mbrojtur të Patokut.

Ndërsa i pandehur për vepren penale “Ndërtim i Paligjshem” është marrë vetem Nikoll Frangaj. Ndërkohë për 8 përsona të tjere është kërkuar pushimi i hetimeve, pasi organi i akuzes ka dalë në konkluzionin se nuk ka element të vepres penale.

Hetimet në lidhje me këtë çështje janë kryer nga prokurori Arben Nika dhe tashmë do të jetë gjyqtari Lirim Bulica, i cili do të vendose nëse çështja do të kalojë për gjykim themeli në Gjykatën e Lezhës.

Proçedimi penal,nr.1012 në lidhje me ndërtimet pa leje në zonen e Patokut në Kurbin u regjistrua në vitin 2023, ku një i moshuar që po hetohej për shtese pa leje i dha indicie prokurorisë për zbulimin e skandalit të ndërtimit pa leje në zonën e mbrojtur të Lagunës së Patokut në Kurbin.

Prokuroria merr te pandehur dhe dergon ne Gjykate
Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.1012 viti 2023 në ngarkim të të pandehurve:
1. Nikoll Frangaj, i akuzuar per vepren penale të “Ndërtimit të paligishëm”, parashikuar nga neni 199/a/4 te Kodit Penal.
2. Flori Gjini, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
3. Xhevalin Fufi, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
4. Ndoc Pjetri, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
5.Jetmir Mxhika, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
6. Shan Preçi, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
7. Artur Perdoda, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
8. Rivelino Ismajlaj, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.

Ndërkohë janë pushuar hetimet në ngarkim të shtetasve Amarildo Tuci, Florgen Gjoka, Françesko Gjoka, Anton Kola, Mario Nikollaj, Bardhok Gijini, Agustin Kola, Fatjon Frangaj për vepren penale të “Ndërtim pa leje” të parashikuar nga neni 199/a 4-25 të K.Penal si dhe është shuar masa e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ që kishte dhënë gjykata e Lezhës më 5 nëntor 2023

Gjithashtu është kërkuar pushimi i hetimeve ne lidhje me objektin e ndërtuar pa leje në ngarkim të Ded Ulaj, në Lagunen Patokut, Bashkia Kurbin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E KISHTE KUPTUAR QË PËRGJOHEJ/ DETAJE nga dosja e Suel Çelës, komunikonte nëpërmjet një aplikacioni tjetër
Previous article RESHJET NDIKIM POZITIV NË FIERZË/ Niveli i ujit 31 metër larg kuotës maksimale

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN PAMJET/ Momenti kur protestuesit heqin flamurin izraelit nga Ambasada në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Momenti kur protestuesit heqin flamurin izraelit nga Ambasada në Tiranë

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN LUSHNJE-TIRANË/ Benz-i përplas për vdekje të riun (EMRI) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN LUSHNJE-TIRANË/ Benz-i përplas për vdekje të riun (EMRI)

FOTOLAJM/ Momenti kur Kryeministria u rrethua nga qytetarët Aktualitet

FOTOLAJM/ Momenti kur Kryeministria u rrethua nga qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT