• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LEJOI KALIMIN E MALLRAVE KONTRABANDË/ Pranga doganierit në Kapshticë dhe 2 trafikantëve
Home
Aktualitet
Kronikë

LEJOI KALIMIN E MALLRAVE KONTRABANDË/ Pranga doganierit në Kapshticë dhe 2 trafikantëve

23 October, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme 3 shtetas pasi ka ndaluar një kamion me mallra kontrabandë që përfshinin veshje dhe atlete.

Ndër 3 personat e arrestuar është dhe një doganier i pikës kufitare të Kapshitcës me iniciale R. Sh. 56 vjeç që dyshohet se ai lejoi kalimin e kamionit ku u kapën mallrat në pikën kufitare në këmbim të ryshfetit.

Dy të arrestuarit e tjerë janë shtetasit Th. Dh., 42 vjeç dhe A. Zh., 51 vjeç të dy banues në Korçë pasi kaluan mjetin e tyre me mallrat kontrbandë të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”; “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi i policisë:

Kapshticë/Korçë

Goditet një tjetër rast i kontrabandës me mallra.

Vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre doganier në Pikën Doganore Kapshticë.

Sekuestrohen një sasi mallrash të dyshuara kontrabandë (veshje, atlete dhe pajisje të ndryshme).

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kontrabandës me mallra, kanë goditur një tjetër rast. Si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Th. Dh., 42 vjeç, banues në Korçë.

– A. Zh., 51 vjeç, banues në Korçë.

– R. Sh., 56 vjeç, banues në Bilisht, Devoll (me detyrë doganier në Pikën Doganore Kapshticë).

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se në një kamion që kishte hyrë nga Greqia drejt Shqipërisë, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, do të transportoheshin mallra të dyshuara kontrabandë, u organizuan shërbimet e Policisë, të cilat bënë ndalimin e mjetit, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin kamion tip “Man”, me drejtues shtetasin Th. Dh. dhe porositës të mallit shtetasin A. Zh., u gjetën mallra dhe disa pajisje të dyshuara kontrabandë. Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. Zh., u gjetën një sasi tjetër me mallra të dyshuara kontrabandë (veshje dhe atlete) të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi R. Sh., me detyrë doganier, ka shpërdoruar detyrën, pasi dyshohet se ka lejuar kalimin e kamionit me mallra të dyshuar kontrabandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”; “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOS NDODHTA KONFIRMOI NDARJEN NGA FATMA METHASANI? Alfio Rrotani ngre dyshimet me premtimin publik që i bëri të birit
Previous article LIGJI PËR INFORMIMIN PUBLIK/ Manja propozon uljen e gjobave për nëpunësit që nuk japin informacion

s.autor

Postime të ngjashme

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet Aktualitet

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT