• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Leje qëndrimi në Greqi, ja kriteret që duhet të plotësojnë 150 mijë emigrantët
Home
Sociale

Leje qëndrimi në Greqi, ja kriteret që duhet të plotësojnë 150 mijë emigrantët

27 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Pas viteve ’90 Greqia është parë si një nga destinacionet kryesore për emigracionin e sot numërohen rreth 550 mijë shqiptarë që jetojnë në shtetin fqinj.

Procedurat për marrjen e dokumenteve e lejen e qëndrimit janë lehtësuar paksa, në një kohë që vonesat për caktimin e një takimi për aplikimin e lejes mund të arrijnë deri në 1 vit.

Në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare”, Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkulturor në Ministrinë e Emigracionit dhe drejtues i organizatës së emigrantëve “Arogji – Përkrahja” tregon se rreth 150 mijë shqiptarë jetojnë ende në mënyrë të paligjshme në Greqi e më tej shpjegon të gjitha mënyrat për të marrë një leje qëndrimi në këtë shtet.

Gjithashtu, Malaj thekson kriteret që duhen plotësuar për të marrë nënshtetësinë greke apo për të përfituar pension nga shteti helen.
Sa është numri i emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi?
Deri më tani, numri i emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi përllogaritet të arrijë rreth 550 mijë persona.

Sa prej tyre janë me dokumente të rregullta?
Sipas statistikave, me dokumente të rregullta në Greqi jetojnë rreth 400 mijë emigrantë shqiptarë, ndërsa 150 mijë të tjerë qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në shtetin helen.

Sa e vështirë është të marrësh një leje qëndrimi apo leje pune në këtë shtet?
Të gjithë ata emigrantë që kanë një leje qëndrimi e thjesht do të bëjnë rinovimin e saj, nuk është e vështirë pasi janë lehtësuar shumë procedurat dhe është thjeshtuar dokumentacioni që duhet dorëzuar.

Ndërsa pjesa tjetër që qëndron në mënyrë ilegale në Greqi e dëshiron të marrë leje qëndrimi duhet të ndjekë hapa e procedura të tjera.

Cilat janë kriteret që duhet të përmbushin të interesuarit?
Individët që dëshirojnë të jetojnë në mënyrë të ligjshme në Greqi, duhet të vërtetojnë që prej 7 vitesh po jetojnë në këtë shtet me dokumente të ndryshme. Ndërkohë shqiptarët që kanë hyrë në tokën greke para 3 vitesh në mënyrë të ligjshme nëpërmjet 3-mujorshit duhet të arrijnë të vërtetojnë që gjatë këtyre 3 viteve ndodhen në Greqi. Më tej bëhet aplikimi për lejen e jashtëzakonshme që përfitohet nga kategoritë e sipërpërmendura.

Çfarë dokumentacioni duhet të dorëzojnë emigrantët për të marrë leje qëndrimi në Greqi?
Të gjithë ata emigrantë shqiptarë që kërkojnë vetëm rinovimin e lejes së qëndrimit, mjafton që të kenë një librezë sigurimesh shëndetësore me rreth 50 ditë pune. Ndërsa dokumentacioni që duhet dorëzuar nga emigrantët e paligjshëm përfshin vërtetimet e ndryshme si kontrata shtëpie, kontrata pune, raporte të vizitave që mund të ketë kryer personi në spitalet shtetërore të Greqisë, arkëtime apo depozita në bankë. Duhet të theksoj se nuk mund të nënshkruhet një kontratë pune në momentin që emigranti jeton në mënyrë të paligjshme në Greqi, pasi paraprakisht duhet të sigurohet leja e qëndrimit.

Cilat janë disa nga vështirësitë që hasin shqiptarët gjatë këtyre procedurave?
Një nga problemet kryesore që hasin emigrantët shqiptarë është vonesa e caktimit të takimeve për aplikim për leje të ndryshme qëndrimi, të cilat arrijnë e shtyhen edhe me një vit. Pala greke thotë se nuk ka mjaftueshëm punonjës në administratë dhe po mundohemi që të negociojmë e t’i japim një zgjidhje. Gjithashtu, po punojmë që të ulen kërkesat për dokumentacionin për lejen e zakonshme. Vlen të theksoj se ka vonesa për marrjen e nënshtetësisë. Në një takim që u bë me ministrin e Diasporës, Pandeli Majko u diskutua që të ngrihen 3 qendra kulturore shqiptare në Greqi, hapjen e kurseve të gjuhës shqipe, njehsimin e pensioneve, si dhe gjetjen e mundësisë për heqjen e apostilit (vula nga ambasada apo ministria për vërtetimet, certifikatat që vijnë nga Shqipëria). Gazeta Shqiptare/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pamjet me dron, PD dhe LSI bashkë mbledhin më pak protestues se sa mblodhi PD e vetme më 18 shkurt? (VIDEO)
Previous article Largohet Endri Puka, ja kush është drejtori i ri i Albepetrol (EMRI)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

PROTESTA/ Nga sheshi i Kryeministrisë, thirrje emigrantëve: Bashkohuni me ne më 10 qershor... Aktualitet

PROTESTA/ Nga sheshi i Kryeministrisë, thirrje emigrantëve: Bashkohuni me ne më 10 qershor...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT