• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Leja e prindërimit në botë, Shqipëria më shumë ditë, por jo 100 % të paguara
Home
Ekonomi

Leja e prindërimit në botë, Shqipëria më shumë ditë, por jo 100 % të paguara

9 March, 2018 F.autor Ekonomi

Politikat e lejeve prindërore ndryshojnë shumë në mbarë botën – nga zero leje të paguara në SHBA deri te 87 javë të paguar në Estoni. Po në Shqipëri? Ligji parashikon deri në 365 ditë lejë prindërore, por sa i përket pagesës, nuk është paga e plotë. Në këtë drejtim, të tjera shtete konkurrojnë fort sa i përket kësaj politike. Për shembull, Kroacia paguan 208 ditë pune të plota si leje lindje, me 100 % të pagës së punonjësit.

Në një nga nënkategoritë e marra në konsideratë gjatë përpilimit të Doing Business 2018, nga Banka Botërore, është ajo e disponueshmërisë së lejes së lindjes, si pjesë e rregullimit të tregut të punës, nga ku janë marrë këto të dhëna.

Bosnja dhe Hercegovina është i vetmi shtet në Ballkan që ka të njëjtën politikë si ne, sa i përket lejes së lindjes, me disponueshmëri 365 ditë kalendarike, por jo më pagë të plotë. Politika është e tillë, 80 % e pagës neto për gjashtë muajt e parë (e përllogaritur nga paga e marrë gjatë 12 muajve të fundit) dhe 50 % e pagës neto për 6 muajt e dytë (n.q.s. e marrin).

Një ndër shtetet në Ballkan që ka politikën e ofrimit të pagës së plotë në lejen e lindjes është Kroacia, mirëpo ditët e disponueshme janë më pak, përkatësisht 208. Kosova ofron 270 ditë kalendarike leje, por jo 100 % të paguara. Nga ana tjetër, Maqedonia ofron 270 ditë kalendarike, por me 100 % të paguara, sipas pagës së punonjësit. Mali i Zi është shteti në Ballkan që ofron më pak ditë leje lindje, veçse 45 ditë kalendarike, mirëpo me 100 % të pagës. Serbia ofron leje 135 ditë kalendarike, sipas ligjit, por me 100 % të pagës.

Vetëm katër shtete nuk kanë të mandatuar lejen e lindjes: Liberia, Papua, Guinea e Re dhe Shtetet e Bashkuara. Sipas statistikave, vetëm 11 % e amerikanëve përfitojnë leje lindje pjesërisht të paguar, sipas një marrëveshje direkte me punëmarrësin. Pjesa tjetër mund të marrin maksimumi 12 javë leje, por të papaguar./Monitor.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 9 ushqimet që e mbajnë larg kancerin /Shumica gjendet në Shqipëri
Previous article Plas skandali në Angli, Kate Upton e firma Guess akuzojnë njëra – tjetrën për shpifje

F.autor

Postime të ngjashme

SHPENZIMET SIPAS QARQEVE/ Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga Ekonomi

SHPENZIMET SIPAS QARQEVE/ Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet Ekonomi

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme Ekonomi

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT