• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LEHTËSIMI I MASAVE/ Qytetarët lëvizin më lirë në “Zonat e Gjelbërta”, ja si paraqitet situata në qytete nga veriu në jug
Home
Sociale

LEHTËSIMI I MASAVE/ Qytetarët lëvizin më lirë në “Zonat e Gjelbërta”, ja si paraqitet situata në qytete nga veriu në jug

27 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kryeministri Edi Rama përcaktoi ato që i quajti “Zona të Gjelbërta” të Shqipërisë.

Rama tha se si zona të Gjelbërta janë përcaktuar qarku Dibër, qarku Gjirokastër, disa qytete në qarkun e Elbasanit, si dhe disa zona në jug të vendit, ku ka pasur pak raste me Covid-19.

Gjirokastra është tashmë një zonë e gjelbër dhe lëvizjet janë bërë më të shpeshta.

Në Pogradec ka nisur që të ketë lëvizje. “Në Pogradec tashmë ka lëvizje të shumta. Qytetarët jane duke shfrytëzuar liri-daljen.

Pogradeci nuk ka shënuar asnjë rast me koronavirus. Ndërsa, sot kanë nisur edhe aktivitetet tregtare, që ishin ndaluar që më datë 10 mars”, tha Kodra.

Në bashkitë e qarkut të Elbasanit ka vazhduar lehtësimi i lëvizjeve, sipas rregullave të protokollit të sigurisë.

“Qytetarët elbasanas dhe jo vetëm kanë shfrytëzuar të gjitha lirite për të lëvizur. Në 7 qytetet e qarkut të Elbasanit, Librazhdi dhe Përrenjasi janë shpallur si zona të gjelbërta, pasi kanë rrezik të ulët nga Covid-19.

Edhe Gjykata e Elbasanit është e hapur tashmë për qytetarët. Qarku i Elbasanit ka raste me koronavirus dhe të gjitha janë në Elbasan. Qytetarët po i kthehen tashmë normalitetit”, tha gazetari Popja.

Mësohet se qarku Dibër nuk ka pasur asnjë të prekur nga Covid-19, pavarësisht se është një qark në kufi me Maqedoninë e Veriut.

“Qytetarët e Dibrës, sikundër e ka cilësuar kryeministri Rama, makinat lëvizin me një person në vendin e parë e nuk lejohet asnjë person tjetër. I gjithë qarku Dibër nga Miloti deri në kufi në Kukës, nuk ka person të prekur  nga Covid-19 deri në këto momente.

Në Burrel, Bulqizë e Dibër edhe ata që kanë qenë të dyshuar me koronavirus, kanë qëndruar në karantinë, kanë qenë në vëzhgim të mjekëve. Janë marrë disa testime nga qarku Dibër dhe kanë dalë negative”, tha gazetari Doci.

Mësohet se situata në Divjakë paraqitet e mirë dhe ka nisur lëvizja e lirë e qytetarëve.

“Të gjitha bizneset e dyqanet janë hapur, ata që janë të lejuara. Divjakasit shumicën e kohës punojnë tokat e tyre. Nuk ka asnjë lloj pengese në lejet e qarkullimit. Qarkullimi është i lirë, ndërsa prritet leja e mëtejshme për turizmin”, tha gazetari Kasapi.

Qytetarët në Sarandë kanë nisur që të dalin lirshëm, duke thënë se ata subjekte tregtare që lejohen me ligj, kanë filluar tashmë aktivitetin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA SOT 2 ORË PËR TË BËRË PAZAR/ Pamjet nga Tirana si një ditë e zakonshme. Në rrugë, të moshuar dhe ecje në grup (VIDEO)
Previous article COVID-DASHURIA E PËRJETSHME/ Burrë e grua vdesin brenda një jave nga koronavirusi, kishin qenë së bashku për 82 vjet

Delo.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital Aktualitet

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju! Aktualitet

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju!

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT