• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
LEGALIZOHEN 3 PALLATE NË DURRËS/ Lame thirrje bashkive: Mos jepni leje ndërtimi te subjektet me probleme
Home
Ekonomi

LEGALIZOHEN 3 PALLATE NË DURRËS/ Lame thirrje bashkive: Mos jepni leje ndërtimi te subjektet me probleme

19 November, 2021 Delo.autor Ekonomi

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame u ka bërë thirrje bashkive që të mos japin më leje të reja ndërtimi investitorëve që nuk e çojnë deri në fund procesin për hipotekimin e pallateve që kanë ndërtuar më parë. Lame tha se kërkesa për të mos ju dhënë leje ndërtimi ndërtuesve që shkelin rregullat dhe pasi shesin apartamentet u kthejnë shpinën qytetarëve, ka pasur për disa bashki por që jo gjithmonë është dëgjuar. Ai tha se këtë papërgjegjshmëri të investitorëve të ndërtimit e vuajnë vetë qytetarët në kurriz.Për këtë arsye, tha Lame, këtyre ndërtuesve nuk u duhen dhënë leje të reja për aq kohë sa nuk ka mbyllur procedurat me objektet e vjetra.

Këto deklarata Lame i bëri nga Durrësit, ku dorëzoi dokumentin e legalizimit banorëve për tre pallate të braktisur nga investitorët. Banorët e tre pallateve prisnin certifikatën e pronësisë prej rreth 15-20 vjetëve.

“Do i bëja një thirrje të fortë Bashkive në përgjithësi dhe konkretisht Bashkisë Durrës, që nuk mund të vazhdohet t’ ju jepen leje të reja ndërtimi subjekteve ndërtuese, kur kanë lënë pas vetes halle të tilla me qytetarët. Në disa raste ne jemi përpjekur të bashkëpunojmë me Bashkitë duke ju dhënë listat e këtyre subjekteve dhe duke ju kërkuar në të njëjtën kohë që mos jepni leje ndërtimi pa mbyllur procedurat me objektet e vjetra. Në disa raste na kanë dëgjuar edhe në disa të tjera  jo, por po e përsëris publikisht kësaj here këtë thirrje bashkive. Mos jepni leje të reja ndërtimi këtyre subjekteve, pa mbyllur ato paraprakisht problemet që kanë lënë hapur me banorët objekte të tjera. Për më tepër, problematika që nuk i kanë krijuar banorët, por i kanë krijuar vetë subjekte me kate shtesë, me shtesa anësore, e kështu me rradhë”, tha Lame.

Lame zgjodhi të flasë me emra, duke thënë se investitorët  e këtyre 3 subjekte po tregohen të papërgjegjshëm duke i lënë banorët në mëshirë të fatit.

“Megjithëse ‘riskojmë’ të akuzohemi që po nxjerrim të dhëna personale, por do doja ti përmendja me emër këto tre subjekte”. Kjo është një mënyrë për të tërhequr vëmendjen e tyre dhe për të kuptuar që vërtet kësaj radhe na “i hodhën” në kuptimin që ne e vazhduam procedurën me banorët, por në rastet e tjera do veprojmë paraprakisht me Bashkitë para se të bëhet legalizimi duke i kërkuar “stop” këtyre subjekteve për leje ndërtimi, përpara se të mbyllim problemet e vjetra. Në rastin konkret kemi të bëjmë me tre objekte: njëri është godinë 12 kate dhe 1 katë nëntokë subjekti ndërtues “Rekon Shpk” dhe investitor “V Ndërtimi”. Subjekti i dytë është godinë e kombinuar 6 kate plus 1 kat nëntokë, plus papafingo, subjekti ndërtues “Marina 2001”. Subjekti i tretë është godinë banimi 6 kate, 1 kat nëntokë dhe tarracë me subjekt ndërtues “Teuta Construksion” dhe kjo e vitit 2000″, tha Lame.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Austria vuan nga vala e katërt e pandemisë, vendi në "lockdown" total
Previous article RRITJA E RASTEVE ME COVID-19/ Nga e hëna Greqia aplikon masa të reja për të pavaksinuarit

Delo.autor

Postime të ngjashme

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT