• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LEFTER MALIQI VETËOFROHET SI KANDIDAT PËR DEPUTET NË BERAT/ Basha nuk e ka llogaritur në listë. Kërcënon Ramën: Mos guxo të na pengosh fitoren…
Home
Politikë

LEFTER MALIQI VETËOFROHET SI KANDIDAT PËR DEPUTET NË BERAT/ Basha nuk e ka llogaritur në listë. Kërcënon Ramën: Mos guxo të na pengosh fitoren…

26 September, 2020 s.autor Politikë

Deputeti Lefter Maliqi ka folur për herë të parë për siglën e partisë me të cilën do të garojë në zgjedhjet e 2021-shit.

Nisur nga mesazhet që i dërgojnë çdo ditë mbështetësit e tij në lidhje me këtë çështje, Maliqi shkruan se për të qene më i saktë, siglën e partisë me të cilën do të garojë do ta bëjë publike në një moment të dytë. Megjithëse Basha nuk e ka llogaritur në listat e PD për kandidatë!

Ndërkohë Maliqi i bën thirrje Ramës që të mos kalojë ndryshimet kushtuese në 1 tetor dhe të hap plotësisht listat.

Postimi i plotë i Maliqit:

Të dashur miq!

E ndjej detyrim ti kthej një përgjigje publike të gjithë atyre që më shkruajnë çdo ditë, nga mëngjesi në darkë, dhe më pyesin se nën siglën e cilës parti do kandidoj në zgjedhjet e 2021-shit.

Interesimin tuaj, me telefonata dhe mesazhe pa fund, e ndjej vlerësim që më shton përgjegjësinë për të bërë më mirë atë që kam detyrim ndaj jush, t’ju shërbej.

Mesazhet që marr nga ju, janë nga çdo cepë i qarkut të Beratit, nga qendrat urbane e deri të fshatrat më të largët, por edhe më gjerë, nga veriu ne jug të vendit.

Interesimi juaj është pa ngjyrë partiake, pasi ju që më shkruani e më telefononi, jeni nga të gjithë kahët politikë, nga PD, LSI, PS.

Përgjegjësia shtohet akoma më shumë, kur ju më thoni se me cilën do parti të jesh, unë do votoj për ty.

Por kjo më gëzon dyfish, pasi më në fund, shqiptarët po kuptojnë se pak rëndësi ka ngjyra politike, por i rëndësishëm është individi që do i shërbejë.

Ajo që më trishton dhe më gëzon në të njëjtën kohë, është kur më telefonojnë socialistë të zhgënjyer nga Rilindja e fasadës, dhe që më deklarojnë votën për mua, pavarësisht se jam i pozicionuar me Opozitën e Bashkuar.

Unë gjithmonë e respektoj zgjedhësin tim, por edhe ata qytetarë që nuk kanë votuar për mua, duke iu përgjigjur çdo telefonate e mesazhi të tyre.

E bëj këtë, sepse nuk më kaplon arroganca e pushtetit, por kuptoj mirë misionin dhe pozicionin tim, atë të shërbëtorit të qytetarëve.

Për të qenë korrekt deri në fund, ju premtoj se në një moment të dytë do të bëj publik edhe pozicionimin tim, por më e rëndësishme se kjo, është lidhja që kam me të gjithë ju, qytetarë të qarkut Berat, por jo vetëm, që më ndiqni në çdo hap, pasi besoni te unë.

Ajo që ju garantoj, si atyre që besojnë te Opozita e Bashkuar, por edhe socialistëve të zhgënjyer, është të duroni edhe pak muaj pasi qeveria e re do të punojë për ju, vendit do i kthehet normalitetit, dhe do marrë frymë pas shporrjes së Rilindjes që e ka rrjepur këtë vend, e ka vjedhur, e ka plaçkitur, e i ka bërë shqiptarët të flasin me vete.

Ka shpresë, shpresa e madhe është 25 Prilli dhe fitorja e padiskutueshme e Opozitës së Bashkuar PD-LSI.

Duke u frymëzuar nga të gjithë qytetarët që më kontaktojnë, i bëj thirrje edhe një herë Edi Ramës, këtij njeriu që është në grahmat e fundit të pushtetit të degjeneruar të tij, të mos guxojë të kalojë ndryshimet kushtetuese më 1 Tetor, pa dakordësinë e Opozitës së Bashkuar.

I bëj thirrje të lexojë mirë mesazhin e përsëritur të Ambasadës Amerikane për të mos devijuar nga marrëveshja e 5 Qershorit.

I bëj thirrje të hapë listat 100% pa marifete mafioze për të futur në Parlament njerëz me rekorde korrupsioni e krimi, dhe të mos pengojë koalicionin parazgjedhor PD-LSI, pasi humbjen e ka të garantuar, sido që të shkojnë punët.

Fitorja historike e Opozitës së Bashkuar do të nisë nga qarku i Beratit…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED MOISIU/ "Nuk po lëviz gjë, edhe drejtësia e re ka frikë nga politikanët? Ka ardhur koha që të japë të paktën shenjat e para..."
Previous article SITUATA E RËNDUAR/ Paralajmërimi i frikshëm i OBSH: Ja sa persona do vdesin nga Covid derisa të përdoret vaksina

s.autor

Postime të ngjashme

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë Breaking News

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve Politikë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti Breaking News

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT