Pak çaste më parë këngëtarja Miriam Cani ka publikuar në rrjete sociale një foto në të cilën shfaqet më e ëmbël se kurrë së bashku me partnerin e saj kantautorin Alban Skënderaj, për të falënderuar ndjekësit pas publikimit të klipit të tyre “Dhurata”.
Mes komenteve të shumta ka qenë edhe moderatori Ledion Liço, i cili ka shkruar krahas fotos: “Papaa çfarë yjesh”. Miriami dhe Ledioni do të jenë së bashku në talent shown “The Voice Kids”, i cili pritet të nisë së shpejti.



