• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 March, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

30 March, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“L’ECHO DE PARIS” (1916) / Intervista me Esat Pashën në lidhje me situatën në Turqi dhe Shqipëri
Home
Dossier

“L’ECHO DE PARIS” (1916) / Intervista me Esat Pashën në lidhje me situatën në Turqi dhe Shqipëri

26 February, 2020 Delo.autor Dossier

“L’Echo de Paris” ka botuar, të dielën e 10 shtatorit 1916, në ballinë, intervistën e saj me Esat Pashë Toptanin, në lidhje me situatën politike asokohe në Turqi dhe Shqipëri, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Esat Pasha
Çfarë mendon për turqit e rinj dhe udhëheqësit e tyre. – Situata në Shqipëri

1582705678

Esat Pasha sapo ka mbërritur në Selanik, ku do të udhëheqë trupat shqiptare që zbarkuan javën e kaluar.

Shef i një prej klaneve më të fuqishme në vendin e tij, ai është një lloj feudali me ushtarë, i cili ushtron mbi rajone të gjera autoritetin e tij të padiskutueshëm. Ky njeri, i aftë dhe energjik, ka luajtur vitet e fundit një rol që është shumë i njohur për publikun dhe që është e nevojshme të flasim për karrierën e tij. Mjafton të themi që nga fillimi i armiqësive, ai ka mbështetur anën e aleatëve, të cilëve u ka dhënë shërbime shumë të vlerësuara.

Kur ai u nis për në front, unë munda të bisedoja me kreun e qeverisë shqiptare. Senati shqiptar e zgjodhi atë kryetar të qeverisë më 6 tetor 1915. Me trup mesatar, i shkathët dhe i fortë, Esat Pasha jep një përshtypje force dhe sigurie të qetë. Fytyra e tij esmere, me tipare të rregullta, gjallërohet nga dy sytë e qeshur, kur ai flet për episode të caktuara të ekzistencës së tij, një flakë me reflektime të zjarrta. Një njeri aksioni mbi të gjitha, i shkathët, ambicioz, ai gjithmonë e ka treguar veten të mirë me miqtë e tij dhe të pamëshirshëm ndaj armiqve të tij.

Natyrshëm, ne i flasim për Turqinë dhe turqit e rinj, të cilët e dënuan me vdekje disa vite më parë. Ai flet për ta me një largpamësi të përsosur :

— Ata janë, për pjesën më të madhe, më tha ai, njerëz interesi, pa ideal patriotik.

— Çfarë mendoni për fuqinë e tyre të rezistencës ?

— Unë nuk mendoj se ata mund të ofrojnë një rezistencë shumë serioze.

— Sa burra mund të ketë ushtria turke ?

— 800.000 burra afërsisht, me rezervat. Esat Pasha më pyet se çfarë përshtypjesh mora nga udhëtimi im në Kostandinopojë, dhe, meqë kemi njohur të njëjtët politikanë atje, biseda fillon për këtë temë. Enver pasha, Halil beu, Talaati, Mithat Shukri beu, Karaso efendiu, personazhe të këtij romani të jashtëzakonshëm që kanë përshkruar Turqit e Rinj dhe të cilët, të nisur në gjak, pa dyshim që do të përfundojnë ashtu, kalojnë me radhë para nesh.

— Karaso efendiu, më thotë Esati, është një lloj “kukulle”. Në kohën time, ai luante kryesisht rolin e spiunit të “Komitetit” për të cilin vazhdimisht ankohej me qëllim provokimin (zbulimin) e fshehtësive. Disa kohë pas hyrjes në luftë të Turqisë, ai vuri gjithçka në lojë për të tërhequr Italinë në folenë e grenzave; por qasjet e tij ndaj Ministrit të Italisë, me të cilin ishte takuar në lozha, qenë të kota. Sa i përket Halilit, tani Ministër i Punëve të Jashtme, ai është ndoshta njeriu i vetëm në “Komitet” që është i sinqertë; por ai nuk shkëlqen me inteligjencën e tij.

1582705611

— Po Enveri ?

— Enver Pasha është diktatori i vërtetë i Turqisë. Padyshim që Talaati ushtron një ndikim të madh në fatet e vendit të tij, por, thelbësisht, duhet që në fund të fundit t’u referohet vendimeve të Enverit; ky i fundit nuk i mungon një lloj vlere, por, u nënshtrua ndaj Gjermanisë dhe humbi të gjithë pavarësinë e gjykimit; ai ecën verbërisht.

— A besoni se një ndryshim politik, në rrethanat aktuale, është i mundur në Kostandinopojë ?

— Pse jo? Gjithçka është e mundur në atë vend. Një revolucion mund të shpërthejë papritmas dhe të vë gjithçka në diskutim.

— A keni pasur mundësinë të hyni në kontakt me ish-sulltanin Abdyl-Hamid ?

— Po, dhe në rrethana mjaft origjinale, pasi unë isha përgjegjësi që e njoftova për shkarkimin e tij ! Unë isha pjesë e një delegacioni të përbërë nga disa politikanë, përfshirë Karaso efendiun. Ky delegacion kryesohej nga Ministri i atëhershëm Detar, por ky i fundit, i frikësuar, u tërhoq para se të mbërrinte në pallat; të tjerë e imituan atë dhe, më në fund, mbetën vetëm tre nga ne kur arritëm para sulltanit.

— Abdyl-Hamidi, pra, ngjallte, pavarësisht situatës së tij, ndjenja frike ?

— Ish-sulltani është një njeri i shquar, thotë Esat Pasha, me një ton të bindur; ai nuk është vetëm inteligjent, por edhe shumë i guximshëm. Gjithçka që është thënë për mënyrën se si ai na priti është thjesht një legjendë. Ai na dëgjoi pa u nervozuar, me një mënyrë shumë dinjitoze.

E pyes Esat Pashën në lidhje me situatën shqiptare dhe në mënyrë të veçantë për lajmet që qarkullojnë për një kryengritje të përgjithshme të popullatës kundër austriakëve.

— Është e vështirë të kontrollosh këto informacione, më thotë ai, por e gjithë kjo mund të jetë e saktë, veçanërisht nëse austriakët kanë keqtrajtuar popullsinë.

— Çfarë mendoni për operacionet ushtarake që synojnë hyrjen në Serbi përmes Shqipërisë ? A do të ishte i realizueshëm ky plan ? A nuk do ta pengonte natyra e terrenit ?

— Mendimi im është që operacioni për të cilin po flisni nuk është i zbatueshëm dhe mund të ndërmerret në kohën e duhur; terreni nuk e kundërshton aspak atë… C. IBANEZ DE IBERO/ darsiani.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHTE I SHPALLUR NË KËRKIM NGA ITALIA/ Arrestohet në Rinas anëtari i një grupi kriminal, përdori gjeneralitete të rreme për të fituar azil në Spanjë
Previous article VETTINGU/ Konfirmohet në detyrë gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka

Delo.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Historia e mësuesit grek që u burgos si “agjent”, e vdiq në kampin e Ballshit: Në shtëpinë e tij në Durrës merrte... Dossier

DOSSIER/ Historia e mësuesit grek që u burgos si “agjent”, e vdiq në kampin e Ballshit: Në shtëpinë e tij në Durrës merrte...

DOSSIER/ Dëshmia e rrallë e ish-ministres së parë në ’44-ën Naxhije Dume Kerenxhit: Enver Hoxha u zgjodh... Dossier

DOSSIER/ Dëshmia e rrallë e ish-ministres së parë në ’44-ën Naxhije Dume Kerenxhit: Enver Hoxha u zgjodh...

DOSSIER/ Vendimi i gjykatës së Rrëshenit për pjesëmarrësit e Revoltës së Spaçit: I pandehuri Gjet Kadeli me disa të dënuar... Dossier

DOSSIER/ Vendimi i gjykatës së Rrëshenit për pjesëmarrësit e Revoltës së Spaçit: I pandehuri Gjet Kadeli me disa të dënuar...

Facebook Comments

ARTUR AJAZI/ E djathta në Shqipëri, si parti leniniste Blog

ARTUR AJAZI/ E djathta në Shqipëri, si parti leniniste

LUTFI DERVISHI/ Largimi Kiarës, shenjë e kiametit Blog

LUTFI DERVISHI/ Largimi Kiarës, shenjë e kiametit

FRROK ÇUPI/ Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së Blog

FRROK ÇUPI/ Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së

FLAMUR TOPI/ Lojërat e gabuara të Big Brother Vip Blog

FLAMUR TOPI/ Lojërat e gabuara të Big Brother Vip

EMIRJON SENJA/ Kostoja e të jetuarit ndershëm në këtë vend! Blog

EMIRJON SENJA/ Kostoja e të jetuarit ndershëm në këtë vend!

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT