• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LE TEMPS” 1916/ Esat Pasha i dhuroi 5 mijë franga ushtrisë franceze
Home
Dossier

“LE TEMPS” 1916/ Esat Pasha i dhuroi 5 mijë franga ushtrisë franceze

6 February, 2020 Delo.autor Dossier

“Le Temps” ka botuar, të shtunën e 29 prillit 1916, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me gjestin e Esat Pashë Toptanit për ushtrinë franceze, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një gjest nga Esat Pasha
1580933651

Ne e dimë që Esat Pasha, president i qeverisë së Shqipërisë, kohët e fundit vizitoi frontin francez të ushtrisë …* dhe se ai mori pjesë në 7 Prill në paradën e një regjimenti dhe ceremoninë e dekorimeve që e shoqëruan atë.

Pas kësaj ngjarje, Esat Pasha i dërgoi letrën e mëposhtme komandantit të përgjithshëm të ushtrisë … * :

“Gjenerali im,

Unë nuk do ta harroj kurrë spektaklin e shkëlqyeshëm, të cilin e ndoqa pranë jush kur, në këtë fushë të Champagne-s, ku rreh zemra e Francës, përpara flamujve të regjimenteve, në prani të trupave tuaja të bukura, ju, gjenerali im, me shpatën tuaj, bëtë anëtarë të Legjionit të Nderit këta ushtarë trima, të rreshtuar para jush, me fytyrat luftarake të cilat pasqyronin heroizmin e shpirtit të tyre. Ky kujtim është edhe më i ëmbël dhe më i shtrenjtë për mua që kur u bëra vëllai i tyre, pasi Presidenti i Republikës më bëri nderin të më jepte gradën e Oficerit të Madh të urdhërit tuaj kombëtar.

Duke menduar për ta, mendimi im i drejtohet edhe atyre që kanë dhënë jetën në nder të marrjes së këtij urdhri të lavdishëm, por edhe grave dhe jetimëve që i vajtojnë. Ndoshta midis familjarëve të legjionarëve në ushtrinë tuaj ka ndonjë vuajtje urgjente për t’u lehtësuar ? Prandaj, më lejoni, Gjeneral im, t’ju dërgoj 5.000 franga, duke kërkuar që të këshilloni zemrën tuaj për t’i shpërndarë ato.

Unë pashë në gjoksin tuaj shkëlqimin e këtij ylli që më krenon dhe më jep forcë, kjo është një lidhje më shumë midis jush, gjenerali im dhe tërësisë suaj të përkushtuar.”

ESATI.

Kështu, shuma e vënë në dispozicion të ushtrisë … * nga Esat Pasha do të ndahet në dhjetë pjesë nga pesëqind franga dhe do t’u shpërndahet atyre që e meritojnë më shumë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAMTUMIRË KIRK DOUGLAS/ Ikona e kinemasë ndahet nga jeta në moshën 103 vjeçare (FOTO)
Previous article MOTI I KEQ/ Pezullohet linja Korfuz-Sarandë, trageti i Vlorës niset drejt Brindisit

Delo.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë...

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë? Dossier

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë?

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste... Dossier

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT