• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“LAZARATI”/ Familjarët sulmojnë gazetarët dhe gjyqtarët. Apeli lë në fuqi dënimin për…
Home
Breaking News

“LAZARATI”/ Familjarët sulmojnë gazetarët dhe gjyqtarët. Apeli lë në fuqi dënimin për…

20 November, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tensione ne seancen e sotme per dosjen “Lazarati” ne Apelin e Krimeve te Renda ne Tirane. Gjykata ka vendosur te lere ne fuqi vendimin e shkalles se pare, nderkohe qe pas kesaj ka plasur tensioni ne salle.

Familjarët sulmojë gazetarët e gjyqtarët, duke u shprehur kunder vendimit te dhene.

Kerkesa e prokurorise

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar tri burgime të përjetshme për tre nga 11 të akuzuarit e grupit të “Lazarati II”, që sulmoi me armë furgonin e RENEA-s në vitin 2015, ku mbeti i vrarë efektivi Ibrahim Basha.

Arbion Aliko, i akuzuar si pjestar i grupit te zjarrit te perfshire ne ngjarjen e Lazaratit, gjate nje seance ne Gjykaten e Krimeve te Renda, ku eshte vendosur masa e sigurise arrest me burg. /r/n/r/nArbion Aliko, charged as member of the group involved in the event fire Lazarat, during a hearing at the Court of Serious Crimes.

Edhe ne kete seancen ka pasur tensione të mëdha, teksa gjatë leximit të pretencës, familjarët e të akuzuarve nuk janë përmbajtur. “Fëmijët tanë janë të pafajshëm. Ky shtet është diktaturë. Komunistët nuk janë larguar, po na vrasin përsëri”, kanë thënë ata brenda dhe jashtë seancës. Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për Arbjon Alikon, Elvis Boçian dhe Bajram Boçian.

Për Elson Kazmën që ndryshoi dëshminë, u kërkua 17 vjet e 6 muaj burgim, ashtu sikurse edhe për Alban Alikon. Prokuroria kërkoi 18 vjet për Iljaz Xhaferrajn, Dervish Gabën dhe Rohan Hirajn, si edhe 10 vjet për Xhulio Malon dhe Klodian Selimin. Ndërsa për Oltjon Prokon u kërkuan 9 vjet burg.

Sulmi me armë ndaj Policisë në Lazarat ndodhi më 24 qershor 2015, ku nga hetimet ka rezultuar se furgoni i Policisë u qëllua me breshëri, teksa ishte futur në fshat. Grupi ishte përgatitur për sulmin, madje ishin armatosur dhe kishin porositur edhe uniforma dhe maska në një rrobaqepësi në Gjirokastër.

Në fillim ata janë gjykuar me gjykim të shkurtuar, por më pas hoqën dorë, duke ndryshuar dëshmitë. Të akuzuarit pretendojnë se janë dhunuar në Polici kur kanë dhënë dëshmitë dhe i mohojnë akuzat.

SI U VRA EFEKTIVI

Në tetor të këtij viti, në Gjykatën e Krimeve të Rënda dëshmuan dy prej kolegëve të efektivit të vrarë më 24 qershor 2015 në Lazarat. Ata treguan me detaje se si ndodhi sulmi dhe si u vra kolegu i tyre brenda në furgon nga breshëria e plumbave. Vrasja, sipas tyre, ndodhi pas orës 8:30 të mëngjesit, kur u thirrën për ndihmë nga disa kolegë, që kishin ndaluar një mjet të dyshimtë.

Furgoni i pablinduar i Policisë u qëllua disa herë me armë. “Më 24 qershor 2015 ishim në Gjirokastër, rreth orës 05:00 të mëngjesit. Aty kemi marrë instruksione nga shefi i seksionit për një situatë problematike në fshatin Lazarat. Na u tha se ka pasur të shtëna me armë. Na dhanë edhe fotografitë e të dyshuarve dhe rreth orës 8:30 të asaj ditë jemi dislokuar në hyrjen e rrugës që të çon në fshat. Pasi kemi hyrë për patrullim në fshat, jemi urdhëruar pas 10 minutash nga eprori që t’i shkonim në ndihmë një grupi kolegësh, që kishin ndaluar një person me automjet dhe që dyshohej se ishte i armatosur. Sapo jemi afruar në vendin e njohur si “Pularia”, kemi rënë pre e të shtënave. Nuk po e kuptonim nga vinin. Të shtënat vinin një e nga një. Po na qëllonin në mënyrë të kontrolluar. Unë vura re që u plagosa në shpatullën e djathtë. Më pas vura re se Ibrahim Basha kishte mbështetur kokën në supet e drejtuesit të furgonit, pra, ishte qëlluar. Pikërisht në ato momente, drejtuesi i mjetit ka rritur shpejtësinë për t’u pozicionuar në një vend më të mbrojtur. Të shtënat vazhdonin edhe pasi ishim plagosur. Pasi u ndal mjeti, zbritëm nga mjeti, duke u kërkuar ndihmë kolegëve tanë dhe duke i informuar se ishim qëlluar me armë”, kanë treguar ata.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIRUPAFSHIM MAQEDONI! Adelina Tahiri do të zhvendoset për të jetuar në një shtet tjetër
Previous article Ish-mesfushori​, Deco: Ronaldinho do të jetë gjithmonë më i miri

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo Aktualitet

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar Aktualitet

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT