• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Lavrov takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un
Home
Nderkombetare

Lavrov takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un

1 June, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u takua të enjten me ministrin rus të punëve të Jashtme, i cili qëndroi në Phenian në një vizitë në të cilën Moska shpreson të ritheksojë rolin e saj si një forcë që do të llogaritet përpara takimit të pritur të Kim me presidentin amerikan, Donald Trump në Singapor muajin e ardhshëm.

Moska ka mbetur anash derisa Kim-i shtriu një komunikim të fuqishëm diplomatik me Seulin, Pekinin dhe Washingtonin gjatë disa muajve të kaluar. Por vizita e Sergey Lavrov lë të kuptohet se Rusia dëshiron të sigurohet se është e informuar për synimet e Koresë së Veriut dhe se ajo është e ndërgjegjshme për shqetësimet e Moskës.

Lavrov i përcolli “përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta” të presidentit Vladimir Putin për “përpjekjet e mëdha” të Kimit në Gadishullin Korean. Ai gjithashtu shprehu mbështetjen e Moskës për një marrëveshje që Kimi arriti me presidentin e Koresë së Jugut, Mun-Jae-in, në një takim muajin e kaluar, që u përqendrua në masat për të ulur armiqësitë dhe për të rritur shkëmbimet mes dy Koreve.

Në një video nga fillimi i i takimit shihet ministri Lavrov duke e ftuar Kim Jong Unin për një vizitë në Moskë dhe duke e përgëzuar atë për shumë projekte në kryeqytetin e tij.

Sipas medies ruse, ai diskutoi rrugët e thellimit të marrëdhënieve gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm, Ri Yong Ho.

“Mirëpresim kontaktet që janë vendosur muajve të fundit ndërmjet Veriut e Jugut dhe ndërmjet Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara”, tha ministri Lavrov. “Mirëpresim takimin që u zhvillua ndërmjet Phenianit dhe Seulit sikurse edhe takimit të planifikuar ndërmjet Koresë së Veriut dhe udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara”.

Ai theksoi mbështetjen ruse për çarmatimin bërthamor dhe përpjekjet për të vendosur paqe të qëndrueshme e afatgjate në rajon, por tha se Moska beson që sanksionet mund të lehtësohen derisa zhvillohet procesi, ndryshe nga qëndrimi amerikan se fillimisht duhet të ndodhë çarmatimi bërthamor.

“Është absolutisht e qartë se kur të fillojnë bisedimet për zgjidhjen e problemeve bërthamore dhe problemeve tjera në gadishullin korean, të nisemi nga fakti se vendimi nuk mund të jetë i plotë derisa sanksionet janë ende në fuqi”, tha ai./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GATI PËR PLAZH? ÇMENDET MOTI/ Si parashikohen temperaturat në fundjavë
Previous article LG prezantoi zyrtarisht V35 ThinQ

Ina.Autor

Postime të ngjashme

MBYLLET RAUNDI I PARË I BISEDIMEVE SHBA-IRAN NË ZVICËR/ Delegacionet tërhiqen për konsultime Botë

MBYLLET RAUNDI I PARË I BISEDIMEVE SHBA-IRAN NË ZVICËR/ Delegacionet tërhiqen për konsultime

ARRESTOHET SËRISH JOHN ALITE/ Ish-anëtari i bandës Gambino akuzohet për fajde, zhvatje dhe kërcënime Botë

ARRESTOHET SËRISH JOHN ALITE/ Ish-anëtari i bandës Gambino akuzohet për fajde, zhvatje dhe kërcënime

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve Botë

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT