• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Lavrov: BE presion Ballkanit për të zgjedhur midis Perëndimit dhe Rusisë
Home
Nderkombetare

Lavrov: BE presion Ballkanit për të zgjedhur midis Perëndimit dhe Rusisë

19 February, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Kërkesat e Bashkimit Evropian për shtetet ballkanike për të zgjidhur midis Perëndimit dhe Rusisë, janë kundërproduktive dhe vetëm sa rrisin tensionet në kontinentin evropian, thotë ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov për agjencinë e lajmeve Beta të Serbisë.

Kryediplomati rus solli si ilustrim rastin e Ukrainës, duke theksuar se kjo shkaktoi çarje tek shoqëria dhe tek shteti, e pasuar nga ajo që Moska e konsideron grusht shteti antikushtetues, ngjarjet që sollën rrëzimin e qeverisë në vitin 2014, duke shtuar se kjo solli gjithashtu ringjalljen e radikalëve përfshirë edhe neonazistët.

“Tani ata duan të tërheqin Ballkanin në një lojë të njëjtë, duke i bërë ata të zgjedhin midis Perëndimit ose Rusisë”, paralajmëroi ai.

Plani i zgjerimit të BE-së në Ballkan parashikon përfshirjen e Serbisë dhe Malit të Zi në bllok deri në vitin 2025, nëse vendet përmbushin kushtet e caktuara.

Ndër të tjera, Beogradit i kërkohet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën dhe të sjellë politikën e jashtme në përputhje me atë të BE-së.

Sipas ministrit të Jashtëm rus, kërkesa e BE-së për Beogradin që të heqë dorë nga mbështetja ruse “janë trishtuese dhe tronditëse”.

Kjo qasje nga Brukseli “bie në kundërshtim me të gjitha deklaratat tona të përbashkëta të bëra pas përfundimit të Luftës së Ftohtë … se nuk duhet të forcojë sigurinë tonë në kurriz të të tjerëve”.

“Ky është një manifestim i filozofisë dhe mentalitetit të njëjtë që kontribuon për krijimin e tensioneve në Evropë; që udhëhiqnin ata që po zgjerojnë NATO-n dhe bënë që Ukraina dhe vendet evropiane të zgjedhin nëse janë me Perëndimin ose me Rusinë. Kjo është një praktikë e ligë “, tha Lavrov.

Vende si Rusia, Kina dhe Turqia duan të punojnë në rajon në një “bazë të hapur dhe konstruktive, por ne shohim përpjekje nga SHBA dhe BE për të futur elementë anti-rusë në politikën e saj ballkanike”, tha ai. Sipas ministrit, diplomatët rusë kurrë nuk u thonë homologëve të tyre se nuk duhet të bëjnë miq me Perëndimin. “Por Uashingtoni dhe disa kryeqytete evropiane i dërgojnë emisarët e tyre në Ballkan me një mesazh të veçantë: ‘Mos u bëni miq me Rusinë; refuzojnë bashkëpunimin me të në të gjitha fushat e mundshme. ‘”

Deklaratat e tij bëhen përpara vizitës në Beograd.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Scholes tregoi se si Gareth Bale e ‘detyroi’ të pensionohej nga futbolli
Previous article Njihuni me 10 të famshmet shqiptare me buzët më seksi (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT