• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LARTËSITË GOLAN SI TERRITOR IZRAELIT/ Këshilli i Sigurimit dënoi njohjen e tyre nga SHBA-ja
Home
Nderkombetare

LARTËSITË GOLAN SI TERRITOR IZRAELIT/ Këshilli i Sigurimit dënoi njohjen e tyre nga SHBA-ja

28 March, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

ShBA-ja mbeti vetëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së pasi anëtarët e tjerë dënuan veprimin e Uashingtonit që i njohu si territor izraelit Lartësitë Golan. Ambasadorja britanike tha në këshill se veprimi i ShBA-se bie ndesh me rezolutën e vitit 1981, ndërsa Rusia paralajmëroi se kjo lëvizje do të nxitë paqëndrueshmëri në Lindjen e Mesme.

Shtetet e Bashkuara u izoluan të mërkurën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në lidhje me vendimin e presidentit Donald Trump për t’ia njohur Izraelit sovranitetin e Lartësive Golan, pasi vendet e tjera dolën kundër një lëvizjeje të tillë.

Në letrën ku kërkohej mbledhja e këshillit, Siria e përshkroi vendimin e ShBA-së “si një shkelje flagrante” e rezolutave të OKB-së. Izraeli i pushtoi Lartësitë Golan nga Siria në vitin 1967 gjatë luftës së Lindjes së Mesme dhe më pas i aneksoi në vitin 1981 një veprim i shpallur asokohe “i pavlefshëm dhe pa efekt juridik ndërkombëtar” nga të 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit.

Ambasadorja britanike Karen Pierce i tha Këshillit se veprimi i ShBA-se bie ndesh me rezolutën e vitit 1981, ndërsa zv./ambasadori rus në OKB Vladimir Safronkov tha se Uashingtoni ka shkelur rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe paralajmëroi se kjo lëvizje do të nxitë paqëndrueshmëri në Lindjen e Mesme.

Anëtarët europianë të Këshillit, Franca, Britania, Gjermania, Belgjika dhe Polonia gjithashtu u shprehën të shqetësuar për pasojat që do të sjellë një veprim i tillë.

Presidenti Trump nënshkroi të hënën një urdhër ekzekutiv që i njeh si territor izraelit Lartësitë Golan, një veprim që sipas Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo do të ndihmonte në zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARR I MADH NË KRYEQYTETIN.../ Shpërtheu ndërtesa dhe mbetën 19 të vdekur
Previous article PAS ZYRTARIZIMIT TEK "DJAJTË E KUQ"/ Solskjaer konfirmon: Ai duhet të dorëzohet dhe të largohet nga...

k.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT