• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Larje hesapesh?/ Zbulohen 3 PISTAT e ANTIKRIMIT për atentatin ndaj Emiljano Boçit në Tiranë
Home
Breaking News

Larje hesapesh?/ Zbulohen 3 PISTAT e ANTIKRIMIT për atentatin ndaj Emiljano Boçit në Tiranë

14 January, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Një person mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos mbrëmjen e të dielës në rrugën “Shefqet Musaraj” rreth orës 17:45, jo shumë larg nga Komisariati i Policisë nr.2 në kryeqytet. Emiliano Boçi, njohur edhe me emrin Roland Boçi, u qëllua katër herë me armë zjarri. Po ashtu miku i tij Melvin Disha mbeti i plagosur.”

Ngjarja ndodhi kur Emiliano Boçi, ky që shihni në këtë foto dhe miku sapo kishin hipur në një makinë “Porsche”, poshtë shtëpisë së banimit të Boçit, ne zonën e 21 Dhjetorit.

Një person i paidentifikuar u afrua dhe qëlloi katër herë drejt tyre. Dy prej plumbave zunë në kokë 32-vjeçarin, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës, ku dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Pak kohë më vonë, në spital  mbërriti edhe i plagosuri tjetër, Melvin Disha, 27 vjeç. Në vendin e ngjarjes, policia gjeti katër gëzhoja të një pistolete “Zastava” të kalibrit 6.75 mm.

Fillimisht policia ngriti dyshimin se vrasja ishte bërë me pistoletë silenciator, por më vonë ky version ra poshtë.

Dyshimet e policisë për ngjarjen janë përqendruar në disa pista. E para është ajo e hakmarrjes që lidhet me problemet e Boçit në të shkuarën. Kjo pasi në vitin 2010, ai është plagosur pas një konflikti për motive banale në afërsi të sheshit Wilson.

Një pistë tjetër është ajo e një hakmarrjeje për çështje hasmërie të familjes. Hetuesit thonë se 32-vjecari kishte vetëm pak javë që ishte kthyer nga jashtë vendit. Policia po heton edhe një pistë që lidhet me konflikte apo aktivitete të paligjshme të Boçit jashtë vendit.

/Klan

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pesë këshilla për të rënë në dashuri me ju
Previous article 7 arsye për të qenë të gëzuar në “Ditën më të dëshpëruar të Vitit”

Redaktor1

Postime të ngjashme

TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona Aktualitet

TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona

RENDITJA E EUROSTAT/ Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës Aktualitet

RENDITJA E EUROSTAT/ Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës

U BLLOKUAN NË LUMIN DRIN I ZI/ Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 anëtarë të një familjeje në Bulqizë Aktualitet

U BLLOKUAN NË LUMIN DRIN I ZI/ Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 anëtarë të një familjeje në Bulqizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT