Një 53-vjeçar nga Tirana dhe një 29-vjeçar nga Kamza janë konfrontuar fizikisht në Durrës dhe për pasojë 53-vjeçari ka mbetur i plagosur lehtë.
Ngjarja është regjistruar në lagjen nr.4 në Durrës. policia njofton se “më datë 18.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin R.D., vjeç 29, banues në Kamëz, pasi në lagjen nr. 4 Durrës, ka goditur me grushte shtetasin H.M., vjeç 53, banues në Tiranë”.
Duket se dy banorët e kryeqytetit kanë zgjedhur pikërisht qytetin bregdetar për të zgjidhur me anë të forcës mosmarrëveshjet mes tyre.
Ndërkohë, në një tjetër sherr me grushte, këtë herë të regjistruar në Poliçan, ka mbetur i plagosur lehtë një 27-vjeçar nga Durrësi.
“Më datë 18.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin G.S., vjeç 48, banues në fshatin Mbrakull, pasi në datë 17.10.2018, në Poliçan, ka goditur me grusht, shtetasin F.B., vjeç 27, banues në Durrës. Neni 89 i Kodit Penal”,- njofton policia.