Zëvendës-kryeministri, Erion Braçe i pranishëm sot në Lushnje theksoi edhe një herë se kërkesa e PD për largimin e PS-së nga qeveria është e papranueshme.
Sipas tij kjo kërkesë është si “të vij dikush nga rruga dhe të thotë dilni nga shtëpia.
“Kam një pyetje për të gjithë ju: a keni votuar vetë për PS apo ju kemi ofruar ne lekë? Kemi qenë ne bashkarisht me ju që kemi mbrojtur votën e qytetarëve. Jemi ne që i kemi ruajtur votat nga këta apo ata nga ne? Thojeni me zë të lartë të vërtetën, thojeni që nuk blihen socialistët me lekë, nuk blihen shqiptarët e ndershëm me lekë. Por secili prej tyre ka marrë prej nesh politikat që i ka ndihmuar familjet e tyre. I ka çliruar nga tatimi mbi fitimin nga dyqanet e tyre. Me këto politika i kemi shërbyer njerëzve që kanë besuar tek PS dhe do vazhdojnë të besojnë.
Ky është viti më i mirë i joni. Kemi ulur taksat për shumicën. Për herë të parë pas 24 vitesh kemi mbajtur një premtim kemi hequr TVSH nga imputet bujqësore. Do të vazhdojmë të mbështesim bujqit e fermerët. Do vazhdojmë me reformat që secili të ketë më shumë para. Kemi ulur tatimin mbi fitimin për sipërmarrjen e vogël. Akuzojnë se mbështesim oligarkët, po kush është oligark nga ju? Asnjë.
Ne jemi njerëzit që mendojnë për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, jo për oligarkët. Siç e dëgjoni ka plasur kënga e re që duhet të ikim ne dhe të vijnë ata pa ju pyetur ju. Është njësoj si të vij dikush nga rruga e të thotë dilni jashtë. A mundet ne t’i shtrojmë pushtetin në tavolinë një aguridhi si Basha, të lëshojmë pushtetin të vrasësi? Jo do respektojmë votën e secilit prej jush. Prandaj kam një thirrje: kthehuni në partinë e madh ë PS sepse do t’ju shërbejmë të gjithëve. Do të shkojmë përpara me vendosmëri”, tha Braçe.


