• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Largohet nga Top Channel korrespondenti i Beogradit/ Ja arsyeja
Home
Aktualitet
Media

Largohet nga Top Channel korrespondenti i Beogradit/ Ja arsyeja

25 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Media

Një tjetër gazetar është larguar nga televizioni kombëtar Top Channel.  Vetëm para pak ditësh ‘Pasdite në Top Channel’ ndryshoi moderatoren teksa Jonida Shehu, la përfundimisht programin dhe tha se ka shkëputur çdo kontakt me televizionin.

I larguari i radhës është Idro Seferi, korrespodenti i Top Channel në Beograd, për më shumë se dhjetë vite. Lajmin e ka bërë të ditur vetë gazetari në Facebook, ndërsa largimin e ka komentuar në këtë mënyrë: “Arsyet e largimit janë teknike dhe sipas vendimit personal për ta parë veten më qetë pas një volumi të madh të punës.” Seferi ka bërë të ditur se nuk ka pasur përplasje me stafin e televizionit, teksa nuk ka dhënë arsye të mëtejshme mbi shkëputjen e tij pas pothuajse një dekade.

Statusi i plote:

Te dashur miq,

Mbi 10 vjet pune ne Beograd kam patur nderin dhe kenaqesine te jeme pjese e histories qe nga Trojka per Kosoven si vazhdim I bisedimeve ne Vjene, zgjedhje, nderrime pushtetesh e betejash te pafundme per te shkuaren dhe te ardhmen. Kam patur nderin dhe kenaqesine te raportoj nga cdo cep i ish-Jugosllavise, te jem pjese dhe te bej nje pune qe une e konsideroj te rendesishme duke shkuar ne cdo vendngjarje te mundshme, nga kriza e marredhenieve shqiptaro-serbe, shpallja e pavaresise se Kosoves, ngjarje e arrestime te te kerkuarve te Hages, raportime nga shtepia e Ratko Mlladic, nga ngjarje te tjera, futja e Shqiperise ne NATO, e me pas ne Zagreb per zyrtarizim, zgjedhjet atje e deri tek shtepia e Melania Trump ne nje paralagje te Sevnices ne Slloveni. Nga Zvorniku, Srebrenica, Mostari, Visoko, Sarajeva, Tuzla, Zjenica, Konjic, Vitez, Vukovar, Osjek, Zagreb, Rijeka, Crikvenica, Shkup, Presheve e Tetove, Gostivar, Kosove e ne tere Serbine ose sic kane thene dikur nga Vardari e deri ne Trigllav dhe duke garuar me media e gazetar te rendesishem. Per mbi dhjete vjet kam shkruar gati per secilin person qe ka qene i rendesishem dhe jam munduar te jem edhe atje ku nuk ka qene e mundur dhe te sjell dicka me ndryshe ne gjuhen shqipe. Shpesh ka qene kenaqesi te perfaqesoj me shume se mediumet ku kam punuar duke treguar simboliken se te gjithe, pavaresisht se prej nga jane, mund te bejne dhe dine te bejne media dhe televizion.

Kam takuar, intervistuar dhe pare shumicen e burreshtetasve te Ballkanit dhe ngjarjeve me rendesi, madje edhe para mediave nderkombetare shume me te fuqishme se sa te gjithe ne. Jam munduar qe me dinjitet ti rri besnik profesionit dhe me vjen keq nese mundesite nuk kane qene me te medha.

Kam punuar dhjeta emisione e dokumentar dhe shume personazhe per here te pare kane folur ne shqip.

Me nuk do te jem gazetar i Top Channel.

I falenderoj koleget per pune te gjate dhe te palodhshme dhe gjithe stafin dhe drejtuesit e Top Channel qe me kane dhene mundesi e hapesire te tregoj se cfare di dhe te mesoj e te ngris gjithmone veten dhe oferten ndaj publikut.

Te gjitheve na ndahen idete dhe interesat ne momente te caktuara dhe menyra se si i vleresojme gjerat si njerez eshte gjithmone subjektive, po aq sa eshte gazetaria megjithate nje pershtypje personale mbi ngjarjet qe ne shohim. Arsyet e largimit jane te natyres teknike dhe te vendimit personal per ta pare veten me qete pas nje volumi te madh te punes. Me shume se kaq nuk dua ta komentoj dhe per mu ate gjithe tek Top Channel jane miq. Per mua TCH mbetet nje etape prozaike, e pa imagjinueshme dhe nje ndere per mua te bej nje pune qe sdo te perseritet dy here!

I falenderoj te gjithe ata miq, bashkebisedues e kolege ne te gjitha vendet ku jetojne shqiptaret dhe ata ne vendet tjera qe nuk kane kursyer asnjehere asgje per mua duke me bere te kuptoj qe njerezit jane njerez pavaresisht se ne cfare gjuhe flasin.

E falenderoj gjithe familjen time e te afermit qe kane treguar durim me marrezite e mija dhe dashurine ndaj profesionit duke i vene shpesh ne pozita per te menduar per mua me teper se sa qe duhet.

Shpresoj se shpejti takohemi ne media e ekrane te tjera…!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO-Makina luksoze dhe llogari bankare/ Ja banda ku bënte pjesë dhe nipi i Arben Ndokës
Previous article Rama: Pse u ofenduan gazetarët nga unë? Ata kanë dizinformuar publikun tërë kohën

Redaktor2

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT