• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LARGOHET ESCOBAR, MERR DETYRËN E RE/ Nuk do të jetë më i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor
Home
Politikë

LARGOHET ESCOBAR, MERR DETYRËN E RE/ Nuk do të jetë më i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor

6 May, 2024 s.autor Politikë

I dërguari special për Ballkanin Perëndimor dhe Ndihmëssektretari për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Gabriel Escobar nuk do të jetë më në këtë detyrë.

Njoftimi është bërë nga Departamenti i Shtetit për mediat kosovare. Në deklaratë Departamenti i Shtetit konfirmon se Gabriel Escobar është drejt transferimit në një rol të ri.

Kjo vjen në kuadër të rotacionit që oficerët e shërbimit të jashtëm e kanë si rregull të detyrës së tyre dhe që ndodh në mënyrë proceduriale në 1 ose 4 vite të shërbimit të tyre në një detyrë, thotë në deklaratë DASH.

Escobar ndodhej prej tre vitesh në këtë rol dhe tashmë ai do të ketë një karrierë të gjatë në një detyre tjetër përfundon deklaratën e saj Departamenti Amerikan.

Reagimet vijnë pasi në shtypin kosovar filluan aludimet se Escobar ishte shkarkuar nga roli i tij, për shkak se fondacioni i gruas së tij kishte marrë donacione në mënyrë indirekte nga Ministria e Jashtme e Serbisë duke paraqitur një konflikt interesi për paanshmërinë e tij në bisedimet Kosovë – Serbi.

Departamenti Amerikan i Shtetit i quajti këto lajme fabrifikime të qëllimshme.
Escobar ka qenë një figurë e rëndësishme gjatë këtyre viteve në lehtësimin e dialogut Kosovë – Serbi dhe një nga negociatorët kyç për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit në bashkëpunim me diplomatin e lartë të BE, Josef Borrell./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË PO NDODH NË VLORË? FNSH kontrollon automjetet në hyrje të qytetit
Previous article "O PERVERS, SHIKO GRATË DHE..."/ Agravon debati mes Eglës dhe Julit: Ti je i shkrydhët

s.autor

Postime të ngjashme

TRANSFORMIMI URBAN/ Demo: Bashkitë drejt infrastrukturës nëntokësore dhe standardeve të BE-së Politikë

TRANSFORMIMI URBAN/ Demo: Bashkitë drejt infrastrukturës nëntokësore dhe standardeve të BE-së

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt Politikë

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT