Emisionin “Java” në RTSH ka patur në qendër të diskutimit këtë të premte lajmin e largimit nga Shqipëria të ambasadorit të SHBA, Donald Lu dhe emërimin e tij nga Presidenti Tramp në detyrën e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqipolotë të SHBA në Kirgistan shoqëror me një vlerësim shumë të lartë të figurës së tij si diplomat karriere nga Departamenti i Shtetit.
I ftuar në këtë emision, Pedagogu i i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Mesdhetar, Dritan Hoti, vlerësoi se Donal Lu do te mbahet mend në mënyre të posaçme si ambasadori i miratimit te Reformës ne Drejtësi, një sipërmarrje në të cilën SHBA synon implementimin e normave dhe ligjësive deri me tash te munguara ne funksionimin e sistemit te brendshëm politik shqiptar, tha Hoti. Ai shtoj se paralajmërimet e zoti Lu për kapjen e peshqve të mëdhenj kanë patur për qëllim të nxisin drejtësinë, të entuziazmojnë opinionin publik, të japin edhe një mesazh për objektivin e kësaj reforme. “Shqiptarët do t’i kujtojnë në një të ardhme të afërt këto paralajmërime dhe do ti japin të drejtë ambasadorit Lu”, theksoi Hoti.
Në rolin e moderatorit të emisionit për ketë temë, analisti Preç Zogaj I ftoi të pranishmit në studio të bënin një “identikit” të ambasadorit të ri , natyrisht jo të pamjes sepse për këtë askush nuk di gjë akoma, por të angazhimeve të tij në Tiranë si pasues I ambasadorit që po le një gjurmë të fortë, zotit Lu. ‘Unë mund të parashikoi vetëm një gjë, tha Lorenc Vangjeli. Që ambasadori i ri do ti lerë sëish të dyja palët politike të pakënaqur”.
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, tha se tonin diplomacisë dhe angazhimeve ameirkane në Shqipëri do t’ia japë reformë në drejtësi dhe në këtë kuptim “ambasadori” do të jetë Prokurori i Arizonës, Xhon Leonardo, një nga anëtarët kryesorë të Grupit Ndërkombëtar të Monitorit të Reformës në Drejtësi.


