• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LARGIMI I LU DHE VLAHUTIN/ Berisha: Dy “guvernatorët” përjashtuan kreun e opozitës nga konsensusi
Home
Shqipëri

LARGIMI I LU DHE VLAHUTIN/ Berisha: Dy “guvernatorët” përjashtuan kreun e opozitës nga konsensusi

20 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur mbrëmjen e sotme përballë gazetarëve Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli është shprehur se Donald Lu e Romana Vlahutin kanë përjashtuar kreun e opozitës nga konsensusi.

Duke folur në studion e RTSH-së, ish-kryeministri është shprehur se ‘dy guvernatorët’ hiqnin kufjet kur një gjyqtar dilte kundër propozimeve të qeverisë për drejtësinë.

“Opozita i bëri shërbim të jashtëzakonshëm vendit, duke luftuar për të shpëtuar drejtësinë nga kapja.

Që në fillim Edi Rama me dy ‘guvernatorët’ Lu dhe Vllahutin. Edhe Hahn që erdhi për të mbështetur me të gjithë forcën e tij Ramën, lëshoi fjalën se ‘reforma në drejtësi përfundon dizastër’.

Po të shihni 13 kushtet, janë të gjitha kushte të opozitës.

Rama dhe dy guvernatorët bënë gjithçka që të përjashtojnë opozitën. Kujtoni Vllahutin që thoshte se s’ka nevojë për konsensus. Ata po bënin gjithçka për të futur në sqetull drejtësinë, ne me specialistët më të mirë nga ana tjetër dhe në të gjitha komisionet fituan draftet e ekspertëve tanë.

Kam biseduar me Kryetarin Basha dhe i kam thënë që reformën në drejtësi nuk mund ta kundërshtojmë kurrë por duhet ta mbështesim. Ata e përjashtuan kryetarin e opozitës nga konsensusi dhe dy guvernatorët i dhanë dritën jeshile Ramës që të vazhdonte jashtë konsensusi.

Guvernatori Lu hiqte kufjet kur përfaqësues të gjyqësorit jepnin opinionet e tyre për reformën në drejtësi.

Në mënyrë hilecake ata filluan punën pa ne ndërkohë që 38 nene të reformës së tyre u rrëzuan herën e parë dhe 12 nene u rrëzuan për herë të dytë.

Kryetari i PD Basha ka përballuar një presion botëror të pandershëm dhe duhet vlerësuar për atë që ka bërë pasi edhe faktorët ndërkombëtar ishin keqinformuar“, është shprehur mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Makina merr me "vete" DY persona në Lungomare. Shoferi dyshohet se...
Previous article E NJIHNI KËTË ZONJË? Policia publikon fotot e të moshuarës: Ka humbur dhe gjendet në...

g.autor

Postime të ngjashme

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës Politikë

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer Politikë

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT