• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LARGIMI I LISTËS SERBE/ Konjufca: Nuk dua të mendoj që Vuçiçi mund ta dërgojë Kosovën në zgjedhje, deputetët serbë do zëvendësohen
Home
Rajon

LARGIMI I LISTËS SERBE/ Konjufca: Nuk dua të mendoj që Vuçiçi mund ta dërgojë Kosovën në zgjedhje, deputetët serbë do zëvendësohen

7 November, 2022 s.autor Rajon

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka komentuar dorëzimin e mandateve nga deputetët e Listës Serbe.

Kryetari Konjufca ka thënë se në këtë situatë nuk kemi ndryshe sesi të veprojmë përpos ashtu siç thotë ligji, e ligji thotë se ata duhet të zëvendësohen.

“Unë do t’i drejtohem presidentes, e pastaj presidentja do t’i drejtohet KQZ-së. KQZ më pas i përgjigjet presidentes me propozimet e reja që vijnë nga e njëjta listë, pra nga Lista Serbe”, tha Konjufca.

Ai ka shtuar se nuk rrezikohet Kuvendi i Kosovës dhe as nuk cenohet rendi kushtetues i Kosovës.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Konjufca tha se dirigjenti kryesor për dorëheqjet nga institucionet të serbëve lokalë është presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Ai pati edhe një përgjigje për zërat për zgjedhje të reja.
“S’kisha pasur dëshirë të mendoj se Aleksandër Vuçiç mund ta çojë Kosovën në zgjedhje kurdo që ai dëshiron. Këtu te jemi të qartë, nëse ky ka qenë qëllimi i Serbisë dhe i Vuçiçit që të shkaktojë zgjedhje në Kosovë, apo ndonjë lloj destabilizimi, apo zgjedhjet si rezultat i destabilizimit edhe i sfidimit të situatës së sigurisë në Kosovës, atëherë mendoj që kjo jo vetëm që nuk është e mundshme por besoj që edhe i gjithë spektri politik është i bashkuar në Kosovës, që kjo është e palejueshme dhe e patolerueshme, tha Konjufca.

Konjufca ka thënë se të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur ditëve të fundit janë një orkestrim ku dirigjent kryesor i tyre është Vuçiçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E KANË DENONCUAR SE DUAN TË BREDHIN..."/ Motra e 52-vjeçarit që ngujoi familjen e indinjuar: Gjergji s’është i sëmurë, është profesor me shkollë të lartë
Previous article CILA ËSHTË ARSYEJA E KRISJES SË MIQËSISË? Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku përballen publikisht me njëri- tjetrin: Nuk kemi folur për…

s.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT