Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar shkarkimin e drejtoreshës së burgut të grave në Tiranë, Xhoi Jakaj. Burime nga Ministria thanë për Report Tv se Jaka është larguar nga drejtimi i I.E.V.P 235, ku qëndrojnë gra të dënuara, për shkak të performancës së dobët.
Më kanë shkarkuar për një arsye kot se kërkova amnistinë për dy gra të moshuara. Nga ana e saj, ish-drejtoresha Jaka ka deklaruar se është shkarkuar për motivacion kot, pasi ka kërkuar aministrinë për dy gra të moshuara.
Ajo ka njoftuar largimin e saj nga kjo detyrë pak ditë më parë, përmes një statusi në “Facebook”, ku akuzon qeverinë se qeveria aktuale nuk e pa të arsyeshme vazhdmiësinë e saj në këtë detyrë.
Postimi i plotë i Jakaj
Te dashur miq: Si per ironi te fatit me daten 10.eshte emrimi dhe shkarkimi im si Drejtore e burgut te grave, sot dorezova detyren ne formen me qytetare e te civilizuar.
Qeveria aktuale nuk e pa te arsyeshme vazhdimesine time ne kete detyre. Gjate 22 muajve ne drejtimin e atij institucioni zbatova me perpikmeri ligjin, por nuk kam reshtur as nuk do reshte se foluri dje, sot, neser e pergjithnje ne mbeshtetje te njerezve ne nevoje edhe nese ajo ka kosto, ne punen e jeten time ka vend ndershmeria, virtyti, dhe e verteta.
Per mua nuk ka punonjes dembel te paafte as sistem te korruptuar, te tille i bejne drejtuesit kur ata nuk drejtojne me parime dhe shembuj konkret, une ia dola dhe po ik me koken lart dhe e respektuar nga shumica prej tyre. Mirenjohje per gjithe ata qe me besuan e mbeshteten.


