• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Largim i MJEKËVE drejt Gjermanisë/ Ministria Manastriliu: Ja çfarë po ndodh
Home
Sociale

Largim i MJEKËVE drejt Gjermanisë/ Ministria Manastriliu: Ja çfarë po ndodh

18 January, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka folur për problematikat e shëndetësisë në vendin tonë dhe nismat që ka ndërmarrë qeveria për përmirësimin e saj.

E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24 të gazetares Eni Vasili, Manastirliu foli për fenomenin e largimit të mjekëve drejt Gjermanisë.

Ajo u shpreh se është në dorë të çdokujt të largohet, por se qeveria po bën gjithçka ka mundësi për përmirësimin e kushteve të punës kundrejt mjekëve, shkruan BalkanWeb.

“Nuk është se nuk ekziston si fenomen, nuk është shqetësim vetëm i Shqipërisë, por edhe mjekët italianë po shkojnë në Francë, edhe mjekët në Francë ikin në Amerikë. E rëndësishme është çfarë po bëjmë ne që mjekët të rrinë këtu. Po krijojmë kushte të mira pune, në muajin mars u rritën me 10% pagat. Turnet e natës janë dyfishuar, dhe bonusi që është miratuar tregon përgjegjëshmërinë e qeverisë për të mbajtur mjekë.

Njoh edhe raste të mjekëve që janë kthyer. Urdhri i Mjekut po përfundon të gjithë data-baze për këta mjekë. Nuk është statistikë reale, por ka shumë mjekë që marrin certifikata. Ata ikin dhe specializiohen jashtë vendit. Dhe atyre u duhet një certifikatë të sjelljes së mirë. Nuk do doja të ngrija një furtunë në gotë kur them se jemi duke pritur mjekë të rinj. Në total do të nxjerrim rreth 500 mije mjekë specialistë për 3 vite” tha Manastirliu.

Mungesa e mjekëve në spitalet rajonale

Manastirliu: Këtë problem do ta zgjidhim. Kemi lancuar dy programe, për sa i përket bonusit financiar për mjekët deri në vlerë 2.5 milionë lekë të vjetra plus pagën e mjekut. U bëj thirrje të gjithë mjekëve specialistë të cilët kanë dëshirë për të ofruar shërbime në spitalet rajonale mund të diskutojmë për kontratën sipas kushteve të përcaktuara. Program tjetër është ai i patronazhit, që vjen si mbështetje për qytetarët, se duam të ofrojmë shërbim në kohë dhe pranë vendbanimit. Me sistemin e patronazhimit, vetë mjekët e spitale universitare do të ofrojnë shërbim në spitalet rajonale. Ky është një shembull suksesi. Mjekët nuk janë të detyruar por janë në program patronazhimi. Spitalet universitare kanë përgjegjësi për edukimin e mjekëve të spitaleve të tjera. Këta mjekë do paguhen 100 mijë lekë të vjetra në ditë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Cannavaro, mbiemri që nuk shteron në Serie A
Previous article Bukë e bardhë apo e zezë për të mos shtuar në peshë? Përgjigja e papritur e kësaj dileme

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani Aktualitet

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT