Shqipëria është një tokë e mbushur plot surpriza dhe e aftë për të mahnitur edhe turistin më skeptik.
E gjendur mes maleve dhe detit, Shqipëria është një vend ku mund të ngelesh pa mend nga kultura dhe nga panoramat e saj natyrore.
Ndërkohë që ndodhemi në kulmin e sezonit turistik dhe shumica e pushuesve zgjedhin bregdetin, ka edhe nga ata të cilët i drejtohen veriut.
Veriu me pasuritë e shumta natyrore gjithnjë e më shumë po tërheq turistët, të cilët duan ta njohin më shumë dhe të ekplorojnë relievet e thepisura që e karakterizojnë.
Një grup të rinjsh, kanë realizuar aventurën e tyre duke u ngjitur në majën e malit të Korabit.
Larg rërës dhe detit, të rinjtë kanë zgjedhur të ekplorojnë në një pikë shumë turistike të veriut.
Përgatiti: AlpeNews.al













