Listës së fshatrave më të bukur të vjeshtës në Shqipëri i shtohet edhe Frerra. Ndodhet vetëm 10 km në verilindje te Borshit , në krahinën e Kurveleshit.
Shtëpite karakteristike ngrihen mes një peizazhi të gjelbëruar e faqesh malore . Ato mbulohen me pllaka guri , një traditë thuajse unike e fshatit e ruajtur në shekuj . Portat e tyre kanë mbulesë guri dhe rrethohen nga korniza guri . Ne oborret e shtepive rriten lule , fruta dhe perime.
45 burimet me ujë të ftohtë, që mbajnë secili nga një emër të veçantë, si edhe shpellat e shumta janë dy nga atraksionet më mbresëlënëse të Fterrës. Shpella e Kazhanit, Shpella e Buçkes, Shpella e Guvës, Shpella e Gjolekës dhe Shpella e Zanes spikasin për karakteristikat dhe përmasat e tyre të veçanta.
Nëse dëshironi të shijoni bukuritë e natyrës dhe fshatit, të zbuloni shpellat e paeksploruara, të pini ujin e burimeve, të përhumbeni e të largoheni për disa ditë nga jeta e qytetit, Fterra është një destinacion krejt i veçantë, sidomos në këtë periudhë vjeshte që po afron./ Rreth e rrotull Shqipërisë.