Isa e Shemsedin Abazi, dy vëllezërit nga Gjilani që mbetën të pajetë nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, janë percjelle sot per ne banesen e fundit. Varrimi i tyre u be në vendlindje, ku moren pjese dhjetëra qytetarë.
Në ceremoninë e varrimit të vëllezërvë Abazi janë parë edhe disa nga figurat politike kosovare.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, janë parë në varrimin e të rinjve gjilanas.
Tërmeti i fuqishëm prej 6.4 shkallë të Rihterit që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit ishte fatal për dy vëllezërit të cilët nuk arritën t’i mbijetojnë shembjes së hotelit në të cilin gjendeshin.


