Land Rover Defender pas një kohe të gjatë ka përfunduar prodhimin vitin e kaluar, por Land Rover tashmë po punon për një zëvendësim të modernizuar për këtë “off-road” .
Defender i ri do të ndërtohet në të njejtën arktitekturë alumini si modelet Disovery i ri, Ranger Rover dhe Ranger Rover sport.
Duke folur për ‘Automotive New’ , McGovern vazhdoi të bënte dallimin e tre anëtarëve të familjes së vargut Land Rover: Range Rover, Discovery dhe Defender.
Ndërsa jemi dëshmitarë të disa modeleve të Range Rover që fokusohen në segmente luksoze për këtë SUV, Land Rover po fokusohet në tri tipare kryesore të dizajnit për këtë Defender ( lidership në dizajn, qëndrueshmëri dhe integritet në inxhinieri ).
Dritas e pasme pritet të jenë moderne, ndërkohë fenerët me gjasë do të jenë të rrumbullakëta ashtu si origjinalet me drita LED.
Ashtu si Range Rover, McGovern thotë se Defender i ri do të nxjerrë disa variante të reja, duke përfshirë mundësijnë e një versioni me dy dyerë si Jeep-Wrangler dhe pesë apo 7 ulëse.
Defender i ri pritet të debutojë në fund të vitit të ardhshëm ose në fillim të vitit 2019. Poashtu pritet të shitet për herë të parë në SHBA pas 20 viteve.